Connect with Us

Flamur Noka kërcënon nga Kamza/ I njoh me emra e mbiemra, burg kush ka futur gishtat në xhepat tuaj

Politikë

Flamur Noka kërcënon nga Kamza/ I njoh me emra e mbiemra, burg kush ka futur gishtat në xhepat tuaj

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë një takimi elektoral në Kamëz  ka kërcënuar se kushdo që tenton të vjedhë votën do u presin gishtat.  I revoltuar dhe duke bërtitur para mbështetëse të tij, Noka  tha se i njeh me emër dhe mbiemër të gjithë nënpunësit që tentojnë të përfitojnë në kurriz të popullit.

“Burg dhe vetëm burg për të gjitha ata që abuzojnë dhe do të tentojnë t’ju nëpërkëmbin ju.Ta harrojnë! I di me emër dhe mbiemër se kush po merret, i di edhe ata nënpunësit se ku i fusin duart. Por do t’ua u presim gishtat atyre që fusin gishtat në xhepat tuaj. Kjo kohë do të marrë fund, sepse koha e vjedhjes së lekëve tuaja nuk mund të vazhdojë më. Koha e tyre ka marrë fund”, thotë Noka.

Flamur Noka, i cili gjithmonë ka qenë deputet në Kukës dhe për zgjedhjet e 25 prillit ‘zbret’ për herë të parë në Tiranë, konkretisht në zonën e Kamëz, ku duket se e ka nisur me kërcënime.

LEXO EDHE:  Projekti i ri lë pa ujë një pjesë të banorëve në Kamëz/ Nuk dalin fondet

Edhe Ilir Meta ditën e sotme njoftoi hapjen e “një portali” në presidencë pikërisht për të dënuar abuzimet dhe vjedhjen e votës gjatë zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përdorimi i E-Albania/ Fatmir Mediu: Serveri shtetëror ka kaluar në server partiak

Publikuar

-

Nga

Listat e PS-së/ Mediu: Duan të pastrojnë partinë nga figurat që kanë histori

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për përdorimin e database të E-Albania ku deklaroi se tashmë nga një server shtetëror që ruan të dhënat, janë kthyer në një server partiak. Ai shtoi se ligji i vitit 2008 përcakton të dhënat personale dhe është i bazuar në mbrojtjen e lirive.

Nuk është thjesht çështje telefonatash, por baza e të dhënave. Ligji i vitit 2008 kur përcakton mbrojtjen e të dhënave personale është bazuar në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave. Këto nga serveri shtetëror ka kaluar në një server partiak”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu Mediu në emisionin “Log” tha se për këtë çështje ka një shkelje të ligjit me qëllim.

LEXO EDHE:  Vrau 61-vjeçarin Latollari/ Lihet në burg ish-ushtaraku Fatmir Demiri

LEXO EDHE:  Projekti i ri lë pa ujë një pjesë të banorëve në Kamëz/ Nuk dalin fondet

“Pra në këtë mënyrë të targeton për të blerë votën, i është marrë karta e identitetit atij që t’i nuk e blen dot me para”, shtoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD për interes të Bashës ka shitur shqiptarët”/ Topalli: Nuk më tundon karrigia

Publikuar

-

Nga

Drejtueja  e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është shprehur se nuk do të bënte kurrë koalicion me Lulzim Bashën, duke shtuar se do të bashkonte forcat me të djathtën.

Ajo shtoi se synimi është të rrëzojë tre kryetarët që sipas saj, janë përgjegjës për situatën në vend. Më tej, ajo shprehet se nuk do të bënte kurrë kompromise për karrigen.

 “Dashamir Shehi ka qenë një njeri norma me sjellje politike korrekte. Nga Lulzim basha ska pasur asnjëherë ftesa. Karrigja nuk më tundon. Nuk do bëja koalicion me Bashën jo, por me PD po. Ashtu siç ndodh në vendet perëndimore.  Synimi është të largojë 3 kryetarë.

Po flasim për një klasë të korruptuar. Këto 3 persona kanë patur çdo gjë. Mendoj se të tre janë përgjegjës për situatën ku ndodhet Shqipëria.  Degradimi I politikës ka pasur një zhvillim të fortë në dekadën e fundit. Jetojmë në një Shqipëri me varfëri ekstreme. opozita për interesat e kryetarit të saj kanë shitur interesat e shqiptareve.’, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lista e PS me të dhënat e emrave VIP/ Pëllumbi shpjegon kush janë patronazhistët

Publikuar

-

Nga

Lista e PS me të dhënat e emrave VIP/ Pëllumbi shpjegon kush janë patronazhistët

Arben Pëllumbi, Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, ka shpjeguar  mënyrën se si funksionojnë censuset e organizuara nga kjo forcë politike, për të kuptuar trendin e votuesve në zgjedhje.

Nisur nga publikimet në media, të një liste që përmban emrat, numrat ID dhe numrat e telefonit të gjithë qytetarëve të Tiranës, Pëllumbi ka thënë se atë listë nuk e ka parë kurrë dhe se lista e socialistëve, nuk përmban të dhëna private.

Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike. Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjaëlë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, tha Pëllumbi.

Duke shpjeguar mënyrën se si funksionojnë këto censuse, Pëllumbi shpjegoi gjithashtu edhe rolin e patronazhistit.

LEXO EDHE:  Një lëvizje e re konservatore në SHBA

LEXO EDHE:  Projekti i ri lë pa ujë një pjesë të banorëve në Kamëz/ Nuk dalin fondet

Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen.

Në përgjithësi janë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2005 në PS. Nuk janë të dhëna të sigurta”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE