Connect with Us

Ekzekutimi në mes të Tiranës/ Artan Hoxha tregon mesazhin e fortë të atentatit

Kronika

Ekzekutimi në mes të Tiranës/ Artan Hoxha tregon mesazhin e fortë të atentatit

Publikuar

-

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku mbeti i vrarë, Behar Sofia.

Hoxha thotë se dëshmitari kyç i masakrës së 7 gushtit 2009, njeriu që mund të zbardhte me detaje dhe prova, deri ku kreret e kupoles së Policise se Shtetit ishin implikuar me krimin e organizuar dhe narkotrafikun ndërkombëtar, nuk jeton më.

Sipas Hoxhës, atentati i sotëm është një mesazh i qartë se askush dhe në asnje cep të Tiranes, nga Rolling Hills deri te Kodra e Diellit, nuk është i paprekshëm.

“Thjeshte nje episod nga arkiva…
Me në fund Benzi me targa TR 1638 S, doli nga erresira… Por per fat te keq, humbem mundesine e fundit për te zbardhur te verteten e ekzekutimit te 4 Dëshmorëve të Atdheut, Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, pjestare te skuadres operacionale te Policise se Shtetit.
Deshmitari kyç i masakres se 7 gushtit 2009, njeriu qe mund te zbardhte me detaje dhe prova, deri ku kreret e kupoles se Policise se Shtetit ishin implikuar me krimin e organizuar dhe narkotrafikun nderkombetar, nuk jeton me…

Atentati i sotem, me gjakftohtesi kirurgjikale, në zonen me te mbrojtur te kryeqytetit, me shume sesa ekzekutimi i nje personazhi mjaft të rendesishem të botes se krimit gjate 30 viteve të postkomunizmit, eshte nje mesazh i qarte se askush dhe në asnje cep të Tiranes, nga Rolling Hills deri te Kodra e Diellit, nuk eshte i paprekshem…. Po huazoj batuten e atyre të “Rruges se Elbasanit”…
“Kush e ka rradhen”… Në foto 1)-Benzi qe nuk u ndalua kurre nga policia dhe u zhduk pa gjurme pas masakres se 7 gushtit 2009 në Durres.
Në foto 2)-Skena e plote e masakres se 7 gushtit 2009 në nje foto të vetme.
Në të djathte Tuaregu i zi me deren e pasagjerit hapur, objektiv i operacionit top sekret, pas tij dy veturat Ford të skuadres operacionale.
Në toke trupat e Deshmoreve të Atdheut, qe nuk kane marre kurre drejtesi për ate qe ndodhi. Në të majte, Benzi me targa TR 1638 S, i viktimes se atentatit te sotem qe po dorezonte nje thes te rende me euro…
Per me teper sot në oren 19:00, drejtperdrejt në ABC NEËS”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj Fatos Tushes/ Hoxha: Prokurori e ka zbardhur ngjarjen

LEXO EDHE:  Devijim i trafikut për shkak të punimeve në Sheshin Skenderbej

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Devijim i trafikut për shkak të punimeve në Sheshin Skenderbej

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Dy institucione shtetërore në flakë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE