LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Drejtësia e Durrësit” në Vetting/ Nga gjyqtarja me 1 milion dollarë, tek plumbat mbi prokurorin

25 Shkurt 2021, 14:31, Vetingu CNA
“Drejtësia e Durrësit” në Vetting/ Nga gjyqtarja me 1

Procesi i Vettingut, që në krye të herës, ?zbrazi? Gjykatën dhe Prokurorinë e Apelit në Durrës.

Pasuria e dyshimtë çoi në shkarkimin e tyre. Në këtë mënyrë në kohë record, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi gjyqtarët e Apelit të Durrësoit Tritan Hamitaj, Besim Trezhnjeva, Arjan Balliu dhe Arben Vrioni.

Për Hamitaj KPK konstatoi mungesë burimesh në vlera të mëdha për pasurinë e krijuar dhe deklarime të pasakta, për Trezhnjevën për fshehje të pasurisë, për Arjan Balliun dhe Arben KPK konstatoi sërish probleme me pasurinë. Të njëjtin fat, për të njëjtën arsye si gjyqtarët kanë pasur edhe prokurorët e Apelit, Ferdinand Elezi dhe Bujar Hoti.

Ndërsa prokurori i Apelit Ludovik Dosaj rrezikon postin pas ankimimit të Komisionerit Publik. Ai u konfirmua në detyrë nga KPK duke kaluar shkallën e parë të Vettingut por komisioneri publik i doli kundër. Tashmë Vettingu ka ?zbritur?, në Shkallën e Parë, ku nuk mungojnë bëmat profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve ndër vite.

Risjellim në vëmendje se nëvitin 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive paditi në Prokurori për fshehje pasurie dhe dyshim për pastrim parash, gjyqtaren Shpëtime Pitaku. Ajo akuzohej se ka fshehur rreth 1 milion dollarë pasuri, përmes falsifikimit të dokumentave dhe tashmë pret Vettingun.

Nga ana tjetër organi i akuzës në Durrës, në disa raste është përfshirë në skandale. Kujtojmë këtu rastet e grabitjes.
Sikur të mos mjaftonin këto, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale, me objekt prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj ka tronditur rendin dhe sigurinë në qytetin bregdetar,

Ndaj prokurorit Ndoj u krye një attentat, ngjarje kjo e cila sot është në duar të GJKKO-së. Ndërsa prokurori Arjan Ndoj me një super-pasuri ende nuk ka dalë në Vetting.

Më poshtë po sjellim shkrimet mbi pasuritë dhe aaspektin professional të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Durrësit në kuadër të procesit të Vettingut./CNA.al

Kërkoi pushim të hetimeve për ?dosjen 339?/ 10 000 euro dhuratë, për prokuroren nga vëllai

 

Agron Gjana e largoi nga drejtimi i prokurorisë/ Vëllai i ish Presidentit me Toyota 25 000 euro

 

Nga kërcënimi tek dështimi/ Pasuria e prokurores Oltiana Çifliku

Prokurori i ?zotit të drogës?/ Nga Kurbini në Durrës me një apartament

Ina Rama e ?hodhi? në rrugë/ Prokurori i serverave, kujton pas 5 vitesh, llogaritë e gruas

 

Vettingu i prokurorit Afrim Shehu

 

Çifti i gjyqtarëve Balliu në ?mjerim”/ Pasuri apo drejtësi me qira?

Një shtëpi dhuratë dhe një tjetër me kredi/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Arben Sharra

 

Me apartamente nga Tirana në Durrës/ Shpëtim Reka, gjyqtari që punon për Rilindjen?

Gjyqtarja fshehu 1 milionë dollarë/ ILDKP e kallëzon në Prokurori

Privatizimi i hotel ?Vollgës?/ Në hetim 3 gjyqtarë

Amnistoi bashkëshortin nga hetimet?/ Prokurorja e Durrësit me pasuri të dyshimtë

 

Dha dorëheqjen para përballjes me vettingun/ KPK nxjerr nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Durrësit

 

Refuzoi arrestimin e zyrtarëve me tenderat/ Eda Kaja, gjyqtarja e skandaleve

 

U kërcënua nga Erion Braçe/ Zbardhet pasuria e gjyqtares që konfirmoi akuzat e Ndojës

 

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit/ Anita Jella me “mision security”

I varfri i Gjykatës së Apelit/ Valbon Çekrezi në mjerim drejt Vettingut

 

Borxh për shtëpi luksoze/ Gjyqtari Desart Avdulaj manipulon me pasurinë?

KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

Fëmijët me biznes dhe apartamente/ A e justifikojnë kreditë, pasurinë e prokurorit të Apelit?

Kap çfarë të kapësh nga drejtësia/ Dritëhijet e pasurisë së një prokurori

 

Dhjetëfishoi pasurinë në 4 vite/ Prokurori që mbrojti trafikantin e drogës me 21 apartamente

Probleme me pasurinë/ Ngec në ?sitën? e vettingut një tjetër gjyqtar

 

Liroi nga burgu Lul Berishën/ Vettingu i ?pret? kokën gjyqtarit

 

Probleme me pasurinë/ Shkarkohet kreu i prokurorisë së Durrësit

Prokurori që e mban gruaja/ Zbardhet pasuria e kandidatit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

 

 

 

Lajmet e fundit nga