LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do pranonte koalicion paszgjedhor për të qenë në qeveri?/ Topalli: Nuk kam ambicie

25 Shkurt 2021, 19:46, Politikë CNA
Do pranonte koalicion paszgjedhor për të qenë në qeveri?/

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e sotme për koalicionet politike.

E pyetur nëse ka marrë ndonjë bashkëpunim me PD-në, Topalli tha se nuk ka pasur ndonjë propozim, ndërsa theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me kolegët e djathtë me të cilët ka punuar për 20 vite.

Gjithashtu gazetarja e Klan News Mirela Milori, e pyeti ish-kryeparlamentaren nëse do të pranonte të ishte në qeveri, nëse partia që do të fitonte do t?i ofronte koalicion paszgjedhor.

Ajo deklaroi se nuk ka asnjë ambicie që të jetë në qeverinë e ardhshme.

?Nuk kam asnjë ambicie as për vendet qeveritare, po ka një ambicie shumë të madhe që të hapim një kapitull të ri pa këtë klasë politike?, theksoi drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga