Connect with Us

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Politikë

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori…

Publikuar

-

Denoncimi i Kryemadhit/ Kandidatët e LSI në Elbasan po kërcënohen nga prokurori...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi. Ajo tha se ky prokuror që është njëkohësisht dhe vëllai i Besjan Ajazit kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Elbasanit po përdor postin për të kërcënuar kandidatët e LSI për të favorizuar vëllain e tij.

“Po ka pasur nga Prokuroria e Elbasanit. Nga kryeprokurori i Elbasanit, i cili po i hap rrugën vëllait të tij që do ta kandidojë në Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi, që është shef i kabinetit të Taulant Ballës. Madje ajo tha se do t’I bëjë një letër KLP për të riparë emërimin e tij.

A nuk është publike kjo? E kam thënë edhe në një emision tjetër. E kam bërë publike këtë gjë. Do vazhdoja ta bëj edhe më tutje, ku do t’i bëj një letër Këshillit të lartë të Prokurorëve, ambasadave që kanë qenë të detyruara për të ndjekur procesin e reformës në drejtësi, sepse kam akoma shumë fakte të tjera të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla dhe segmente të tjera për të ushtruar presion jo vetëm ndaj anëtarëve përfaqësues të LSI-së, por edhe shumë bizneseve apo individëve të tjerë, të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën, sepse nuk u pëlqen fytyra e tij.

LEXO EDHE:  Video- Monika Kryemadhi siç nuk e keni parë/ Sfidon miqtë dhe bën pompa në karantinë

Por kjo nuk do të thotë që me qenë se nuk u pëlqen Taulant Balla atyre, ata duhet të shkojnë të paraqiten në Prokurori, që ta kenë si mjet përfitim qoftë politik edhe financiar”, shprehet Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim, Melisa Braci, ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët, teksa ka mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për CNA.al, Braci i kërkoi qytetarëve të zgjedhin ata që janë ndryshe nga tre kryetarët, nëse vërtet duan që vendi të ndryshojë.

“Mesazhi im për qytetarët është shumë i shkurtër: Zgjidhni ata që janë ndryshe nëse doni ndryshim. Ndryshimi nuk bëhet me 3 persona që s’ kanë lënë post drejtues pa provuar. Ata janë të konsumuar. Mos e konsumoni dhe të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj duke zgjedhur siglat!”, u shpreh ajo.

Kandidatja për deputete foli edhe për përfshirjen e saj në politikë si pjesë e Lëvizjes për Ndryshim, ndërsa tha për CNA.al se pjesë e kësaj partie mund të bëhet kushdo që ka parime të përbashkëta me ta.

LEXO EDHE:  Perplasje mes militanteve te PS dhe PD

LEXO EDHE:  Paralajmëron Rama: Ta harrojnë se do të na ndalin

“Çdokush që e ndjen se i përshtatet vlerave themeluese e drejtuese të Lëvizjes mund dhe duhet të jetë pjesë e kësaj partie. Nuk është e thënë të jetë thjeshtë mbështetës i zonjës Topalli, apo të jetë i shkolluar jashtë vendi. Rëndësi ka që ne të jemi aty nga parimet e përbashkëta dhe me një qëllim: jetësimin e këtyre parimeve. Backgroundi politik e arsimor janë pluse për qëllimet personale politike të secilit, por jo kusht anëtarësimi.

Ne synojmë dhe besojmë fort që do jemi forcë kushtëzuese e qeverisë së pas 25 Prillit. Se sa mandate do marrim nuk mund ta parashikoj dot saktësisht, por që do jetë faktor kjo është e sigurtë. Jo se e duam ne me ngulm, por se Shqiptarët e dinë se kështu nuk vazhdohet më”, nënvizoi Braci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ndodh diçka e padëgjuar”/ Topalli: Ja pse u shit opozita

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka vijuar me akuzat ndaj kreut të PD, Luzlim Basha për të cilin thotë se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për interesat e tij.

Sipas Topallit, po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në dy dekadat e para.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë që opozita të shitet për interesat e pallatave tek “Uji i ftohtë”, tha Topalli.

Ajo është ndalur edhe tek vilat e shumëpërfolura në media të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Perplasje mes militanteve te PS dhe PD

LEXO EDHE:  Paralajmëron Rama: Ta harrojnë se do të na ndalin

“Të gjithë e dinë që jeton në katër vila nga një milion euro secila. Është arrogancë që edhe në vitin e fundit elektoral ai ka aq garanci sa askush nuk do kërkojë transparencë qoftë për katër vilat. Kur i përmend dikush vilat ai buzëqesh sepse janë asgjë përballë asaj që është realiteti i tyre”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk është njeri i lirë”/ Rama e thotë hapur: Berisha është lider

Publikuar

-

Nga

“Basha nuk është njeri i lirë”/ Rama e thotë hapur: Berisha është lider

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin pretendon se nuk është një njeri i lirë.

Kreu i qeverisë tha në emisionin “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus se Basha është i marrë peng, sipas tij nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Basha nuk është njeri i lirë, është njeri i marrë peng, i kapur, është vendosur aty për të marrë urdhra dhe për të vepruar sipas këtyre udhrave nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se kreu i opozitës nuk është lider.

Rama theksoi se Berisha ishte një lider, ndonëse e cilëson si një lider të mbrapshtë.

LEXO EDHE:  Video- Monika Kryemadhi siç nuk e keni parë/ Sfidon miqtë dhe bën pompa në karantinë

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi: Legalistë, ballistë, republikanë dhe komunistë, të bashkohemi që të rrëzojmë Ramën

Nuk ka lider pa karakter, lider ishte dhe Berisha, ishte lider i mbrapshtë, por ama ishte lider. Mua nuk më duhet Lulzim Basha, mua më duhet Shqipëria, shqiptarët. Unë nuk e kam zgjedhur Bashën, Bashën nuk e ka zgjedhur PD, Lulzim Bashën e ka vendosur aty Sali Berisha”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE