Connect with Us

COVID-19 nuk njeh moshë/ Kalo publikon imazhe të mushkërive të dëmtuara nga të rinj që kanë humbur jetën

Shëndeti

COVID-19 nuk njeh moshë/ Kalo publikon imazhe të mushkërive të dëmtuara nga të rinj që kanë humbur jetën

Publikuar

-

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka publikuar imazhe të mushkërive të dëmtuara, nga COVID-19 të disa personave në moshë të re, të cilët nuk arritën të fitonin luftën me virusin.

Ai shkruan se gjatë fillimi të pandemisë është menduar se COVID-19 mund të prekte vetëm moshat mbi 60 vjeç, por ecuria e saj ka treguar se kushdo mund të rrezikohet.

Kalo ka ngritur apel ndaj organeve ekzekutive dhe ligjzbatuese të mos tregohen aspak tolerantë ndaj çdo personi që shkel masat anti-COVID, duke shtuar se fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare nuk duhet të zbehë punën dhe përpjekjet me përballimin e COVID-19.

“Kohë Kovidiane….24.02.2021…Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 ka mbi një vit i pranishëm mes nesh, duke shkaktuar jo pak lëndime te shëndetit të dhjetra mijra individëve, por edhe qindra e qindra jetëhumbje….NËSE në fillimet e përballjes me këtë “flamë mbarëbotërore” u krijua ideja se ajo prekte kryesisht moshat mbi 60 vjeç dhe në veçanti individët me komorbozitete, ecurija e saj na tregoj se kushdo mundet të rrezikohet nga prekja prej tij…..Në ndërkohë mutacinet kineze, amerikane, italiane, britanike, braziliane, afrikano jugore, etj. kanë ndikuar në mbajtjen gjallë dhe në shpejtësinë e përhapjes, po ashtu edhe në shtimin e ndërlikimeve dhe jetëhumbjeve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Futja në përdorim e Vaksinave sigurisht do të ndikojë në uljen e rasteve të prekura, POR duhet të ndërgjegjësohemi se edhe dita e vaksinimit të gjithë popullatës nuku është aq e afërt….MBETEN kurdoherë të plotëvlerta si respektimi i vetëvetes së mirëndërgjegjsuar po ashtu edhe përkujdesi ndaj jetës së kujtëdo që gjallon rreth nesh….KURRË të mos harojmë se respektimi i trinomit të masave kufizuese në përhapjen e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19: Maskë, Distancim fizik dhe Higjenë personale dhe kolektive (MDH), kanë mbetur ndër shekuj tejet efektivë në luftën ndaj Pandemive të ndryshme….EKZEKUTIVI dhe ORGANET ligjzbatuese të mos tregohen tolerantë ndaj kujtëdo që shkel respektimin e masave të aprovuara, qoftë ai/ajo funksionar i lartë, ministër, deputet, drejtues partije apo edhe qytetar i thjeshtë….Grumbullimet në takimet elektorale, në ndodhitë familjare, në mjetet e transportit publik apo edhe në mjediset e shkollave, si edhe mungesa e zbatimit të masave të higjenës në mjediset kolektive, po ndikojnë dhe do të vijojnë të ndikojnë në shtimin e rasteve të infektimeve nga Sars-Cov2/Covid-19….FUSHATA ELEKTORALE për zgjedhjet e parlamentare të 25 Prillit 2021, për asnjë dekikë nuk duhet të zbehë përditshmërinë e punës dhe përpjekjeve në përballjen me Sars-Cov2/Covid-19….JO PËR TË FRIGUAR grup moshat nën 40-45 vjeç, por për t’i ndërgjegjësuar ato i kam bashkëngjitur këtij postimi imazhe të CT-Scannerave, të disa individëve të këtyre grupmoshave që nuk kanë mundur t’a fitojnë betejën e përballjes me këtë “flamë”….Përpiquni të qëndroni sa më larg ndikimeve jo dobiprurëse të Gjithologëve dhe Anal-istëve, që fatkeqsisht kanë mbirë kudo në TV apo në Shtypin e shkruar dhe në Rrjetet sociale…JU DUAM dhe jo pak po rrezikojmë edhe jetët tona në vijën në parë, që me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë të mundet në MIRËBESIM dhe MIRËKUPTIM, të ngadhnjejmë në këtë “luftë me armikun e padukshëm”….Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZenecas.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri përgjegjës për përballimin e situatës ekonomike gjatë pandemisë, Arben Ahmetaj.

Ministrja i premton qytetarëve se do t’ja dalim të kalojmë pandeminë më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ne do t’ia dalim ashtu siç ju’a kam thënë, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruan ajo krahas videos kur pret vaksinat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Publikuar

-

Nga

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar statistikave, ai shkruan se 10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Me tone të forta ai thekson se ky është një krim me përmasa genocidi dhe nuk duhet të kalojë pa u hetuar.

“10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Rreth 4,000 nga këto vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2021, shkaku direkt i të cilave është mosmarrja e asnjë mase parandaluese nga ana e Boratit dhe boratëve!

Asnjë qeveri europiane nuk ka kryer një krim të tillë kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vet!

Ky krim me përmasa genocidi nuk mund të kalojë pa u hetuar!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Bie ndjeshm numri i të ifektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2480 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Britani/ 761 viktima brenda 24 orëve, mbi 98 mijë të infektuar

LEXO EDHE:  Bonusi 1000 euro/ Manastirliu flet me shifra, ja sa mjekë e përfituan

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 442
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2480

Testime totale 607,688
Raste pozitive 129,594
Raste të shëruara 101,584
Raste Aktive 25,668
Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18531
Fier 2216
Durrës 1088
Shkodër 915
Gjirokastër 913
Korçë 673
Vlorë 452
Dibër 322
Kukës 287
Elbasan 200
Berat 53
Lezhë 18

LEXO TE PLOTE