LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është e çuditshme mënyra perëndimore e rritjes së fëmijëve?

25 Shkurt 2021, 12:21, Blog CNA
A është e çuditshme mënyra perëndimore e rritjes

Nga Kelly Oakes ?BBC?

?A është ai ende në dhomën e tij??- është një pyetje që e bëjnë shpesh prindërit e rinj. Por të fjeturit jo me foshnjet tona është një zhvillim relativisht i kohëve të fundit, dhe jo një praktikë që shtrihet në të gjithë globin. Në kulturat e tjera është një normë që të ndash të njëjtën dhomë, dhe nganjëherë edhe të njëjtin shtrat me foshnjën tënde.

Por ky nuk është aspekti i vetëm i prindërimit të ri që perëndimorët e bëjnë ndryshe. Nga gjumi me orar deri tek transportimi i fëmijëve tanë në karroca, ato që ne mund të mendojmë si praktika standarde të prindërimit janë shpesh gjithçka por jo të tilla. Prindërit në SHBA dhe Britani këshillohen që foshnjat e tyre të flenë në të njëjtën dhomë me ta të paktën 6 muajt e parë. Por shumë e shohin këtë praktikë si një ndalesë të shkurtër në rrugën e tyre drejt një prindërimi të përkushtuar. Në shumicën e shoqërive të tjera në botë, foshnjat rrinë më gjatë me prindërit e tyre.

Një përmbledhje e vitit 2016 që shqyrtoi studimet mbi fëmijët që ndanin jo vetëm një dhomë, por një shtrat me një ose të dy prindërit e tyre, gjeti një përhapje të lartë në shumë vende aziatike. Për shembull mbi 70 për qind në Indi dhe Indonezi, dhe mbi 80 për qind në Sri Lanka dhe Vietnam.
Kërkimet mbi këtë aspekt në vendet afrikane janë të pakta, por aty ku ekziston,kjo praktikë është gati-universale. Debmita Duta, mjeke dhe konsultore për prindërit në Bangalore, Indi, thotë se pavarësisht ndikimeve perëndimore, ndarja e shtratit mbetet një traditë e fortë në Indi, madje edhe në familjet ku fëmijët kanë dhomat e tyre.

?Një familje me 4 veta ka 3 dhoma gjumi, një për secilin fëmijë dhe një për prindërit. Por pastaj do t?i gjesh të dy fëmijët në shtratin e prindërve. Është diçka kaq e zakonshme?- thotë ajo. Ndarja e shtratit me fëmijët është një mënyrë për të zvogëluar barrën e foshnjave që zgjohen natën, thotë Duta.
Vajza e saj kishte një shtrat pranë prindërve të saj, në të cilin mund të flinte deri në moshën7vjeçare. ?Edhe pse nuk ushqehej më me gji, asaj i pëlqente ende të flinte me ne në të njëjtën dhomë?- thotë ajo.

Shumë prindër në shoqëritë perëndimore, kanë zgjedhur versionin më ekstrem, që përfshin lënien e një fëmije vetëm ?deri kur të qajë?, në një përpjekje për t`i inkurajuar foshnjat e tyre që të flenë më gjatë,në mënyrë që prindërit e tyre të mund të pushojnë më shumë. Në Australi ekzistojnë edhe shkolla të ?rezidencave të gjumit? të financuara nga shteti, ku prindërit mund të regjistrohen, për t?i trajnuar fëmijët e tyre. Inkurajimi i pavarësisë së hershme, përputhet me një fokus tipik kulturor perëndimor në individualizëm.

Për këtë arsye, për disa ndarja e shtratit mund të duket si dorëzim ndaj fëmijës suaj dhe inkurajim që ai të qëndrojnë i varur nga prindërit e tij. Por prindërit me një mendim më kolektivist, si Duta, nuk e shohin kështu këtë çështje.

?Ju u jepni atyre vetëbesim dhe pak pavarësi, ata do të ndahen nga ju vetë. Ata nuk do të qëndrojnë me ju përgjithmonë?- thotë ajo. Një studim nga Jun Kohjama, drejtuese në Qendrën Mjekësore Tokyo Bay Urayasu Ichikawa dhe kolegët e tij, ka zbuluar se foshnjat në Japoni kanë tendencë të flenë më pak se ato në vendet e tjera aziatike pasi arrijnë moshën 3-muajshe, ndoshta sepse ?gjumi konsiderohet si një sjellje dembele në Japoni?.

Kohjama thotë se fëmijët në vendet aziatike, kanë tendencën të flenë më vonë se sa ata në Perëndim. Ai mendon se fajin për këtë e kanë prindërit që dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në mbrëmje. Ndarja e krevateve ? një normë kulturore në Japoni – mund të jetë gjithashtu një faktor.

?Prindërit mendojnë se fëmija i tyre është pjesë e trupit të tij apo të saj?-thotë ajo. Edhe pse, ashtu si në Britani, Akademia Amerikane e Pediatrisë Amerikane, këshillon prindërit që të flenë në një dhomë me foshnjen e tyre për të zvogëluar rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), ajo është kundër ndarjes së një shtrati, pasi kjo praktikë është e lidhur me një rrezik në rritje të SIDS.

Por Rashmi Das, profesor i pediatrisë në Institutin e Shkencave Mjekësore All India, Bubanesvar, thotë se rreziku i SIDS është më i madh në Perëndim, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta, ku ndarja e shtratit është tradicionale, vërehen normat më të ulëta të SIDS në botë.
Ndërsa ka padyshim dallime midis kulturave kur bëhet fjalë për mënyrën se si ne kujdesemi për foshnjat, ka shumë ndryshime edhe brenda tyre. Jo të gjithë në Perëndim mendojnë se është ideale që një foshnjë të flejë në dhomën e vet. Për shembull në një studim, prindërit italianë e cilësuan këtë një gjë ?jo të mirë?./Përshtatur nga CNA.al

|Burimi: https://www.bbc.com/future/article/20210222-the-unusual-ways-western-parents-raise-children

Lajmet e fundit nga