Connect with Us

17-vjeçari i Bayernit zgjedh kombëtaren e Gjermanisë

BundesLiga

17-vjeçari i Bayernit zgjedh kombëtaren e Gjermanisë

Publikuar

-

Sulmuesi 17-vjeçar i Bayernit të Mynihut, Jamal Musiala, ka zgjedhur “Pancerat” dhe do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajnerit Joakim Lëv në ndeshjet e muajit mars. Lëv është takuar personalisht me lojtarin dhe me sa duket e ka bindur atë që të refuzojë çdo tentativë të Anglisë për të zgjedhur kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë “Sky Sport” dhe “Bild” ditën e djeshme, të cilët janë shkruar se Musiala është i bindur edhe nga trajneri i Bajernit, Hansi Flik për të zgjedhur kombëtaren gjermane. Kujtojmë që lojtari luan prej dy sezonesh në Mynih dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen në skuadrën e Bajernit të Mynihut.

Vetë lojtari pranoi dje për faqen zyrtare të federatës gjermane të futbollit se e kishte patur të vështirë për të zgjedhur kombëtaren e duhur. “Nuk ishte e lehtë të zgjidhje mes këtyre dy kombeve. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam lindur në Gjermani dhe luaj prej disa kohësh këtu. Edhe pse në Angli jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si lojtar. Mezi pres të veshë fanellën e “Pancerave”, do të jetë një ndjesi e veçantë”, tha Musiala.

I pyetur nëse kishte shpresë për të qenë një lojtar i kombëtares në Europian, talenti u shpreh: “Është një ëndërr që dua ta bëj realitet. Edhe pse duhet që më parë të ingranohem me skuadrën. Shpresoj shumë që të jem pjesë e Gjermanisë në një turne aq të madh. Më parë duhet të bind trajnerin Lëv, nuk do të jetë lehtë pasi në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj. Këtë e di shumë mirë pasi shumë prej tyre luajnë te Bajerni. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Shënoi gol me Verderin, ja vlerësimi për Milot Rashicën

Publikuar

-

Nga

Werder Bremen u mposht me rezultat të thellë 1-4 nga Leipzig.

Në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Milot Rashica, i cili shënoi golin e nderit për vendasit, shkruan Gazeta Olle.

Ylli i Kosovës shënoi nga penalltia në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 0-3.

Megjithatë, as ky gol nuk i mjaftoi ekipi të tij për tu rikthyer në këtë takim.

Rashica për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 6.9 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Bayern ndalet në shtëpi, Rashica shënon golin e parë të sezonit

Publikuar

-

Nga

Bayern Munchen mori një tjetër goditje ditën e sotme, ku u ndal nga Union Berlin me shifrat 1-1 për javën e 28 të Bundesligas. Musiala hapi ndeshjen duke shënuar për Bayernin në minutën e 68, ndërsa kryeqytetasit barazuan në minutën e 86 me Ingvartsen.

Hap fals për bavarezët, por pa pasoja të rënda për renditjen, me skuadrën e Flick, që ruan vendin e parë me 5 pikë më shumë se Leipzig. Këta të fundit fituan sot ndaj Werder Bremenit të Milot Rashicës.

Anësori i Kosovës gjeti golin e parë për këtë sezon me penallti, por Leipzig ishte tjetër nivel dhe tundii rrjetën 4 herë. Në ndeshjet e tjera Eintracht Frankfurt fitoi ndaj Wolfsburg me shifrat 4-3 pas një ndeshje shumë emocionuese. Herta dhe Gladbach barazuan 2-2. /abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zbulohet e ardhmja e Zherom Boateng

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak ditë pasi Hasan Salihamixhiç deklaroi se Zherom Boateng nuk do të jetë më pjesë e Bajernit të Mynihut në fund të sezonit, zërat për skuadrën e tij të re kanë nisur të qarkullojnë në mediat gjermane dhe ato angleze.

“Daily Mail” shkruan se të interesuar për mbrojtësin e Bajernit janë Çelsi dhe Arsenali. Dy skuadrat londineze duan të forcojnë skuadrën e tyre dhe mendojnë që Boateng ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar skuadrat e tyre.

Boateng nuk do të rinovojë në Mynih dhe pas 11 vitesh pritet të largohet nga kampionët e Bundesligës. Bajerni ka menduar që tani për një zëvendësues të tij dhe të Alabës duke mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin francez të Lajpcigut, Dajot Upamekano, që do të pjesë e bavarezëve në sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE