LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau kunatin e tij natën e Vitit të Ri/ Prokuroria përfundon hetimet e çon për gjykim Klajdi Shundin

24 Shkurt 2021, 11:52, Kronika CNA
Vrau kunatin e tij natën e Vitit të Ri/ Prokuroria përfundon

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet e ka dërguar për gjykim Klajdi Shundin, të riun që vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve.

Ndaj Shundit, është ngritur akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Si ndodhi ngjarja?

Autori 34-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri.

Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 34-vjeçarit.

Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.

Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.

Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Lajmet e fundit nga