Connect with Us

Vlerësimi i Dvoranit sulm për Metën?/ Bushati kritika diplomatëve: Kanë humbur besueshmërinë

Politikë

Vlerësimi i Dvoranit sulm për Metën?/ Bushati kritika diplomatëve: Kanë humbur besueshmërinë

Publikuar

-

Çështja e detit/ Bushati kritikon Ramën: Ku rrezikon Shqipëria

Vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjyqatarin Ardian Dvorani si ‘kampoion i antikorrupsionit” ka ndezur politikën në Shqipëri, kjo dhe për faktin se ky gjyqtar është akuzuar nga Meta si “shërbëtor i mazhorancës” si përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Analisti Andi Bushati  në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se disa burokratë të ambasadave në Shqipëri e kanë humbur kriterin e të vërtetës në syrin e publikut.

“SHBA janë një entitet shumë i madh, por ka një fraksion shumë të gjerë më ambasadën e SHBA që është kundër Ilir Metës, është pro Edi Ramës, siç kanë qenë në 30 vjet pro pushteteve dhe kundër opozitave në këtë vend. Fatos Nano, opozitar i burgosur politik fliste për diplomatë amerikanë, që i  fusnin thika  pas shpine, Sali Berisha ka dalë në parlament ka akuzuar amerikanët se po e rrëzojnë në vitin në ’97. Kur ishte Edi Rama në opozita, ata flisnin për celula antiamerikan në PS dhe Sali Berishës i thoni burrë shteti. Në 30 vjet, disa burokratë të nivelit të pestë të ambasadave këtu, e kanë humbur besueshmërinë për të qenë kriteri i të vërtetës”, tha ai.

Sipas Bushatit, në kohën kur Presidenti Meta ngre zërin se shqiptarëve po u bëhet një vjedhje me afat 30-vjeçar me koncesionin e Aeroportit të Rinasit, bisedat publike gabimisht zhvendosën në një plan tjetër, konkretisht tek disa diplomatë të rangut të ulët të ambasadave në Shqipëri.

“Pra, ne sot, në ditën kur Ilir Meta ngre zërin që po i bëhet një vjedhje me afat 30 vjeçar shqiptarëve, diskutojmë e ka një diplomat të rangut të shtatë, që mund të përfundojë pas një viti në Kazakistan të drejtë apo jo. Problemi themelor është a po vidhen shqiptarët apo jo? “, tha ai.

LEXO EDHE:  Berisha kryqëzon Bashën: Ka njerëz që janë komod në opozitë

Më tej z. Bushati u tregua kritik ndaj diplomatëve amerikanë, të cilët sipas tij i kanë ngrenë hakun opozitës në raport me pushtetin.

“Opozita e sotme është e paprivilegjuar dhe i është ngrënë haku nga diplomatët amerikanë në raport me pushtetin. Por, historia e këtyre 30 viteve, çfarë na tregon, na tregon se askush s’ka arritur të vijë në pushtet në Shqipëri pa kaluar nga filtri i kundërshtarit të amerikanizmit. Pra, pa u goditur njëherë nga selia e rrugës së Elbasanit, askush nuk ka ardhur në pushtet në Shqipëri. Më thoni një shembull dhe të besoj broçkullat që thonë këta sot”, tha ai.

Në këtë pikë, analisti Baton Haxhiu thotë se rregullorja e Departamentit Amerikan të Shtetit parashikon që Amerika bashkëpunon me qeverinë, kurse opozitën e trajton si pjesë të komunikimit.

“Në rregulloren e punës së Departamentit të Shtetit është se qeveria amerikane bashkëpunon me qeverinë dhe opozitën e ka si pjesë të komunikimit dhe ky është rregull, duhet ta pranojmë se amerikanëtkanë armiqësi të madhe në për botë dhe sigurinë e vet e krijojnë përmes qeverive. Këtë herë dorën në zemër, ta gjykoj vetë shikuesi dhe qytetari, a është mirë apo jo që Amerika ka marrë kursin kundër Ilir Metë duke e përkrahur Dvoranin”, tha ai./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

‘Kuvendi i demokratëve do jetë më 11 dhjetor’/ Berisha: Në datë 18 ka takim shoqata Basha-Bardhi!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se Kuvendi i demokratëve do jetë më datë 11 dhjetor.

Berisha thekson se më datë 18 dhjetor do ketë takim shoqata Basha-Bardhi.

Ish-kreu i qeverisë, edhe në Foltoren e mbajtur me vajza e gra nga LDG deklaroi se Basha ka mbetur tashmë vetëm një shoqatë.

LEXO EDHE:  Berisha kryqëzon Bashën: Ka njerëz që janë komod në opozitë

LEXO EDHE:  Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Merret në pyetje Dvorani



Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Kuvendi i demokratëv e do jetë më datë 11.

Më datë 18 ka takim shoqata Basha – Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Luli politikan që s’e mban fjalën’/ Ndoka: Berisha është shumë më lart se Rama, Nano e Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Dola te Ola”, ku ka folur për karrierën e tij politike.

Teksa tregonte për marrëdhëniet e tij më figurat e njohura politike në vend, ai e veçoi Berishën si një dëgjues të mirë, nga i cili mund të marrësh edhe këshilla, ndryshe nga Basha që sipas tij nuk të dëgjon dhe është i pavëmendshëm.

Sipas tij Basha ështën një politikan i  ftohtë dhe që nuk e mban fjalën, edhe pse shtoi se ka kaluar edhe momente të mira me të, madje ka edhe njohje familjare.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ A mund ta shmangë më Basha katastrofën?

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme



Në lidhje me shpalljen “non grada” të Berishës, ai tha se e njeh ish-kryeministrin më mirë se sa SHBA-ja. “Nuk është modeli i politikanit të korruptuar, ka problemet e veta, por nëse e krahasoj me Ramën, Nanon, Bashën, Berisha është shumë lart”, tha ai.

Nard Ndoka shprehu hapur dëshirën për ta parë Sali Berishën sërish në krye të Partisë Demokratike. “Basha është prodhim i Berishës, nuk ka fituar asnjë betejë pa të”, theksoi Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha e paralajmëroi se do i nxjerrë gjëra të pabesueshme/ Basha reagon menjëherë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbylljes së foltores së liderit Sali Brisha.

Nga foltorja me gratë demokrate Berisha paralajmëroi se do të nxirrte gjëra të pabesueshme për Bashën për pabesitë e tij të turpshme.

Kur ky i pabesë dhe pa dinjitet dhe u garantoj ju se dora dorës do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme.

Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij, mi ka imponuar Sali Berisha. Ju them këtu se burime zyrtare amerikane se i thoshte ambasadores të dalim nga zyra pasi Berisha më ka vendosur regjistrues, të flasim jashtë. “, ishte deklarata e Berishes.



LEXO EDHE:  Basha: Rama u rrëzua/ Ndaj kujt atëherë, do të protestojë kreu i PD-së, të enjten?

LEXO EDHE:  Ҫfarë duhet të dimë për Tiroiden dhe ekzaminimet për vlerësimin e saj

Në reagimin e tij, Basha shprehet se asgjë nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE