Connect with Us

Vangjel Dule braktis Korçën/ Zbulohet ku kandindon

Politikë

Vangjel Dule braktis Korçën/ Zbulohet ku kandindon

Publikuar

-

Dule arrin marrëveshjen me Bashën/ Zbulohet ku do të kandidojë

Kreu i PBDNj, Vangje Dule ka arritur marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

CNA.al mëson se Dule ka brakrisur Korçën ku u përfol se do të kandidonte dhe do të kandidojë në Tiranë. Në rast se do të ketë një përplasje të mundshme me PBDJ me PDIU, Dule ka të hapur variantin për të kandiduar në Vlorë.

Në Vlorë ka kandiduar në vitin 2017 dhe mund të përseritet një kadidim i dytë ose mund të qendrojë në qarkun e Tiranës. Por, duke qënë se në Tiranë kandidon edhe Shpëtim Idrizi kjo do të sillte një konflikt mes partisë së Shpëtim Idrizit pasi do të ishte aleat me Dulen. Kështu që me shumë gjasa sipas marrëveshjes ka ngelur e hapur çështja, vendi i tretë i Vlorës dhe një emër brenda dhjetëshes fituese të Tiranës.

LEXO EDHE:  Vrasja në Tiranë/ Shpallet në kërkim Domart Konjari

Ndërkohë në Tiranë pritet të kandidojnë edhe aleatë të tjerë si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu.  Pritet që lista e opozitës në Tiranë të ketë një fluks dhe përplasje për shkak të vendeve në zonat fituese që do të zënë aleatët. /CNA.al
 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëdhëniet me Turqinë/ Basha: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Turqinë.  Sipas tij, Turqia është një aleat, por rruga e vetme për Shqipërinë është ajo drejt Bashkimit Evropian.

Ai shton, se qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok me këtë shtet.

 “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok.   Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Publikuar

-

Nga

Fushata elektorale/ Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Për analistin Plator Nesturi, partitë politike në këto zgjedhje po i shmangen ballafaqimeve me njëra-tjetrën.

I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Nesturi e konsideroi “zgjedhje të zgjuar” qasjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u fokusuar vetëm te programi dhe “retorika e qetë”. Kjo sipas tij i lejon që të ketë kontakte “më të qeta me elektoratin”.

Megjithatë në tërësi, Nesturi tha se është e vështirë të kuptohet “impakti i kësaj qasjeje te elektorati”. Duke analizuar në përgjithësi, Nesturi tha se në këto zgjedhje të dyja palët politike i duken si “ushtri ku secila shkon në luftë, por asnjëra nuk e takon njëra-tjetrën për betejë”.

LEXO EDHE:  Topalli: Basha e Rama kanë marrëveshje ekonomike/ Shumë shpejt mund ti shohim bashkë në qeveri

LEXO EDHE:  Topalli: Basha e Rama kanë marrëveshje ekonomike/ Shumë shpejt mund ti shohim bashkë në qeveri

Nesturi tha se shoqërisë dhe mediave i mungon një grup ekspertësh me besueshmëri te publiku për t’i nxitur ballafaqimin palëve, për t’u kërkuar bilancin e punëve, apo premtimeve dhe se sa të realizueshme janë ato./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vjedhja e të dhënave personale/ Shehi-Ramës: Tahmaja për një mandat të tretë të shtyn të bësh gomarllëqe!

Publikuar

-

Nga

Vjedhja e të dhënave personale/ Shehi-Ramës: Tahmaja për një mandat të tretë të shtyn të bësh gomarllëqe!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar skandalin më të fundit, ku pretendohet se PS ka ‘në dorë’ databazën me të dhënat e qytetarëve dhe i përdor për fushatë.

I ftuar në Syri tv, Shehi tha se me këtë akt ku PS ka zhvendosur database e të dhënave personale në selinë e kësaj partie, tregon se sa e madhe është tahmaja për të marrë një mandat të tretë.

‘Qe janë bërë shejtanllëqe me zgjedhjet, janë bërë, por jo këtij niveli.

 E-albania është krijimtari e kësaj qeverie. U bë një database global, u harxhuan 36 milion euro dhe u bë për të ndihmuar shqiptarët. Dhe ta marrësh këtë dhe ta çosh te zyra e PS-së dhe të bësh këto lloj algoritme.

Ky është lloj survejimi elektronik ku duan të kuptojnë orientimin politik dhe do të ushtrojnë presison mbi orientimin politik. Kjo është bërë ashiqare dhe është bërë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Dhe aty janë edhe të dhënat e tyre që janë emigrantë. Dhe aty janë edhe të dhënat e atyre që nuk janë në Shqipëri prej 10 vite.

Kjo tregon se sa e madhe është tahmaja për të marrë një mandat të tretë dhe i shtyn të bëjnë gomarllëqe të këtij niveli. Kjo është e dënueshme edhe nga ndërkombëtarët. Kjo tregon deri ku është zhytur pushteti i sotëm në krim. Ato që më parë janë bërë me rrugaçë, nuk është asgjë përpara kësaj.

Këta kishin klasifikuar edhe shefin e Shërbimit Informativ me PS. Dhe ai nuk është se nuk e di. Por nuk reagon. Se nja dy letra do ua kishte çuar”, tha Shehi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE