Connect with Us

Skandali/ Qytetari denoncon Spitalin Infektiv, mjekët gabuan me trajtimin e të sëmurit

Denoncim

Skandali/ Qytetari denoncon Spitalin Infektiv, mjekët gabuan me trajtimin e të sëmurit

Publikuar

-

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetati, i cili akuzon mjekët e spitalit Infektiv, se ka gabuar me trajtimin e dajos së tij me Covid.

Sipas tij, pacienti Qendrim Veliu i shtuar në gradën e tretë tek Infektivi, në gjendje të rëndë, është nxjerrë nga spitali, ende pa u rikuperuar, çka ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet dhe të përfundojë në urgjencën e Durrësit e më pas prap në Tiranë.

Akuzon rende spitalin infektiv per dajon e tij.

Lexoni denoncimin e dhimbeshem te qytetarit dixhital. sb

I dashur doktor Berisha .

Kesaj here sme shtyn politika tju shkruaj Por nje hall i madh familjare, nga skandalet barbare qe Po ndodhin ne shendetesi . Pazienti Qendrim Veliu , 60 vjec, (dajo im) i shtruar me gjendje te rende me Covid grada e trete, tek infektivi , pavioni dy, perkundrejt gjendjes se rende shendetesore me mbi 90 %e mushkerive qe nuk funksionojne per shkak te Covid,pasi e kan mbajt vetem tre dite ne gjendje kafsherore brenda ambjenteve spitalore , kuptohet ketu edhe pa familjaret perreth qe ti sherbejne per shkak te rregullave, me pas e kan flakur nga spitali drejt shtepise ne durres me ambulance pa lajmeruar me pare as familjaret e tij , drejt e ne shtepi , prej nga Ku gjendja e mjeruar, vetem 3-4 ore me pas nga perkeqesimi me frymemarrjen dhe oksigjenin, temperature dhe ethe, jan detyruar ta shtrojne serish ne orgjence né durres, per 4-5 dite e sot date 22 qe flasim e kan trasferuar serish ne tirane tek nene Teresa.

 Sipas te gjitha shpjegimeve te mjekeve te durresit , konstatohet se Doktori virolog i cili ka ndjek pazientin tek infektivi ne tirane , ka gabuar rende ,qe e kan nxjerr nga aty pa i dhene dedikimin e domosdoshem me oksigjen dhe rihabilitim,( ketu ngelet per tu kuptuar nese me dashje per shkaqe korruptive apo nga papergjegjshmeria professionale ).

I nderuar z Berisha une lutem shume te me ndihmoni te behet publike rasti ne fjale qe pervecse eshte anti humane, ndaj dajos time Qendrim Veliu, Por mbi te gjitha eshte nje skandal dhe panik per tu denoncuar. Lutem te hetohet doktor A.Y dhe kolegja e tij N. (mbiemrin sja di) nese procedurat dhe kompetencat qe kan ndjek jam konform rregullave spitalore.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ 250 mijë lekë për pastrimin e plagës në Spitalin Ushtarak

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i "Fiks Fare"/ 250 mijë lekë për pastrimin e plagës në Spitalin Ushtarak

Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gjë. Aparati që i mundëson mjekimin nuk gjendet në spital, por në mënyrë private ia siguron infermierja e Spitalit të Traumës. Çdo javë i duhet një aparat i ri i cili i kushton pacientit plot 250 mijë lekë të vjetra, në muaj 1 milion lekë.

Kjo është historia e një qytetari nga fshatrat e Fierit ku në nëntor të 2020 pati një aksident në të cilin humbi edhe njërën këmbë. Asokohe iu nënshtrua një ndërhyrje në Spitalin e Traumës dhe pasi iu pre këmba çdo javë paraqitet pranë këtij spitali për ta mjekuar. Këmba e tij pas operacionit trajtohet me anë të një aparati që quhet vakumterapi, i cili kushton 250 mijë lëkë të vjetra. Dhe çdo javë i duhet nga një aparat i ri duke qenë një kosto tejet e madhe për qytetarin.

Në këto kushte mbesa e tij Gentjana Muça, ankohet në redaksinë e Fiks Fare për xhaxhain e saj i cili pas nje aksidenti në këmbë ju nënshtrua një operacioni. “Gjatë qëndrimit në spital na u desh të paguanim shumë lekë për trajtimin” shprehet denoncuesja. Ajo tregon se kanë paguar lekë për operacionin , mjekët, infermierët, por ajo që rëndon më shumë familjen është blerja e përjavëshme e aparatit të mjekimit të rekomanduar nga infermierja e këtij spitali. ” Infermierja e quajtur Lira na ka kërkuar të blejmë një aparat të quajtur vakumterapi të cilit i ndërrohet depozita dhe garzat” shpjegon znj Muça ” Infermierja na ka thënë që aparati kushton 230-250 mijë lekë çdo javë, dhe ne deri tani e kemi blerë plot 6 herë dhe nuk kemi asnjë faturë.” Ajo tregon për Fiksin se pas interesimeve të shumta në lidhje me aparatin kanë mësuar se aparati nuk ndërrohet i gjithi , por mjafton t’i ndërrohen garzat dhe filtrat. Denoncuesja tregon që në total pas aksidentit që i ka ndodhur xhaxhait të saj, kanë shpenzuar diku tek 5.000 euro, për aparatin, operacionin, mjeke, infermiere e sanitare.

Të pajisur me kamer familjarët shoqërojnë të sëmurin në Spitalin e Traumës për mjekimin e radhës. Në video duket qartë infermierja e cila merr 250 mijë lekë për aparatin e ri dhe kur familjarët e pyesin se kanë mësuar se aparatit i ndërrohen vetëm garzat dhe filtrat ajo e mohon duke i thënë se aparati çdo herë duhet i ri. Në këto kushte familjarët hedhin tezën se e kanë gjetur vetë aparatin dhe me një çmim të arsyeshëm. Infermierja Lira pyet për çmimin dhe kur familjarët i tregojnë se e kanë gjetur me 110 mijë lekë, ajo habitet dhe thotë ” Mos keni gjetur vetëm depozitën aq?!”.
Ndërkohë denoncuesja i përgjigjet që të gjithë aparatin e kanë gjetur me atë çmim, infermiere Lira i thotë shumë mirë po më parë do të pyesin edhe mjekun. ” Ja të konsultohemi edhe me doktor Migenin, se ne nuk kemi ndonjë interes nga aparati. Janë dy- tre veta që merren me këtë punë dhe ne i kërkuam një aparat të lirë, e bëmë për të sëmurin se ne nuk merremi me këtë punë” shprehet infermierja.

LEXO EDHE:  “Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

LEXO EDHE:  "Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

Fiks Fare u interesua pranë Spitalit të Traumës nëse e dispononte apo jo këtë aparaturë. Drejtuesit e spitalit pohuan se ky spital nuk ka pasur asnjëherë një aparaturë të tillë për pacientë të hospitalizuar dhe ata që marrin shërbim ambulator. Sipas tyre, javët e fundit pas kërkesave të pavionit të Rikonstruksion Plastikës, është ngritur një grup pune për blerjen e aparaturave të quajtura ” pajisje instrumentale në funksion të këmbës diabetike”. Në datën 2 prill 2021 drejtori i Spitalit të Traumës , Arben Zenelaj ka urdhëruar që të ngrihet një grup pune i cili duhet të hartojë dokumentat e tenderit për blerjen e aparaturave të cilat do të përdoren nga pacientët që do të shtrohen në këtë spital./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS”/ Shpërthen revolta ndaj Baton Haxhiut

Publikuar

-

Nga

“Ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS”/ Shpërthen revolta ndaj Baton Haxhiut

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital i cili shprehet se, skifterët e pushtetit vrapojnë të mbyllin punët para zgjedhjeve.

Berisha shkruan, se banorët në Lagunën Blue kanë shpërthyer në revoltë ndaj Baton Haxhiut që sipas tij ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS.

Ai thotë se, mjafton të lexohen komentet e banorëve te “Laguna Blue”, për të kuptuar paligjshmerinë e veprimeve të Batonit.

Postimi i plotë i Sali Berishës

“Shpërthen revolta e banorëve të Lagunës Blu kundër Baton Stanishiqit. Akuza të rënda nga banorët e Laguna Blue për Baton Stanishiqin. Ai ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS.

-Ai po bën batërdinë me mbështetjen e Edvin Hajdutit në prona publike. Ai po shkatërron edhe perlën e ndërtimeve turistike Laguna Blue!

-Banorët e Laguna Blue po pregatitin peticion për presidentin e republikës për heqjen e shtetësisë shqiptare

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor,

Skifteret e pushtetit vrapojne te mbyllin punet para zgjedhjeve!

Mos valle i tremben humbjes ne zgjedhje? Te paret qe arratisen para se te mbytet anija jane minjte. Veç abuzimit qe eshte ne natyren e ketij pushteti, kjo tregon qarte edhe panikun ku ndodhen. Mjafton te lexoni komentet e banoreve te “Laguna Blue”, per te kuptuar paligjshmerine e veprimeve te Butonit apo  Baton Stanishiqit si çe quajne tani gjersisht ate ne popull.

Te lutem anonim se keta te shkaterrojne.

(shikoni denoncimin e banoreve)

-Pas listes se deputetve te PS qe e solli nga Beogradi kalimit cdo jave nga nje studio ne nje tjeter per me tezat e padronit te tij tani Butoni eshte perqendruar ne investimin e tij te fundit i ne Lagunen Blu.

-Paska guxim per tu lavderuar…shume me te larte se morali i tij

-E ka mbaruar pishinen e ka zsptuar gjithe qoshen

-Po gjelberon..

-I humbi vlerat ky fshat qe ka qene aq i bukur. Here pas here veme re shkaterrim te tij.

-Po bordi me shefin ku jane?

Jasharit sa here i ankohen banoret ngrene koken dhe shikon majen e malit te Çikes per te thene se keto behen me urdher nga maja

-Te shpresojme qe te pakten te kompesoje  me gjelberim e me peme pjesen tjeter.

-Batoni niset nga origjina si kosovar qe jua ka lene Qeretin Mreti Zog ne administrim 😀😀

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Berisha, Meta dhe Rama do të eleminohen…

LEXO EDHE:  Koronavirusi hyn në burgun e Fushë-Krujës/ Konfirmohen pozitiv edhe 2 punonjës të tjerë

-Hahahah

-Jo Neta , vlerat e fshatit aty jane, por komuniteti nuk duhet te qendroje indiferent ndaj ketij zullumqari qe po na shkatrron fshatin,duhet te mbledhim firmat dhe te kerkojme presidentit ti heq shtetesine shqiptare.

-shume e drejte.Se kuptoj une dua te pres nje peme se po me prish catine dhe sme lejohet…. duhet te marr leje ne shtet te besh nje vile u lejuaka ne fshat pa leje?!

-Na falni po ky Batoni cfar pune ben

Ne fakt ai bene ate qe i ka thene Berisha.

-Esht ai qe na ben moral se cfar esht me e mira per kete vend, por ne kete rast po shohim se cfar esht me e mira per Batonin dhe shefat e tij ne Beograd dhe  jo per ne si banore apo si popull.

-E kuptova po e ka te trashguar kete profesjon opo e ka fituar vet

-Ja dhe pak e del Rama e thote: ‘’ E ka privatizu si te tjeret dhe e ka me ligj….’’!!! Apo harruat ju rastin me pare. Mos folni shume se e shtyn me tej ai dhe ti biem nga Krasniqi per te dale ne det ne. Apo harruat dhe kete???

-Edhe nji Exsit poll dhe iken edhe pishina.

  • Është privatizim i paligjshëm i pronës publike
  • Privatizimi u bë falë afërsisë me pushtetin e vendit
  • Prejardhja kosovare nuk qe ndonjë ndihmesë: në Kosovë ka pasur hajni të mëdha, por nuk ka ndodhur vjedhje e këtillë publike me shkelje të papresendecë ligjore
  • Ngjarja e këtillë në prag të zgjedhjeve është mesazh i dyfishtë: se mund të bëhet çdo gjë nga ky pushtet apo se është më mirë të shfytëzohet çfarëdo që mund të kapet para zgjedhjeve

-E dinim per qytetar  …..sa keq ( bashkepuntor ne grabitje nga sot )    Turp

-Ps   Jashar (administratori i fshatit turistik) mos na njofto ato qe ben zoti …..na njofto ato qe ben robi ….

-Eshte per te ardhur keq madje shume keq. Dhe per me keq akoma skane lene rruge. Jo vetem uzurpim por edhe pa skrupuj.

-Ne kushte te nje shteti ligjor keto pune si kjo qe na ka ndodhur neve denoncohet ne organet relevante ligjore dhe thirren mediumet  qe te filmohet e gjithe situate”, shkruan Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezulton përdoruese e kokainës edhe pse ka dalë negative.

Konkurron në akademinë e policisë duke fituar të gjitha testet, por skualifikohet nga gara duke ju mohuar kështu padrejtësisht vazhdimi i studimeve në Akademinë e Rendit.

Klejda Moriseni ankohet në emisionin Fiks Fare se pavarësisht se ka fituar testet i është mohuar e drejta e studimit në Akademinë e Policisë. Shkaku sipas saj ka qenë një analizë ku e nxorën si përdoruese të lëndëve narkotike, ekzaktësisht kokainës. Vajza tregon se këtë përgjigje e ka kontestuar menjëherë duke bërë një kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në datë 1 mars që është dhe e njëjta datë që ka kryer analizën në akademi.

Gjithashtu në datën 4 mars i drejtohet një laboratori privat për të bërë të njëjtën analizë. Përgjigjja i vjen negative, pra vajza nuk është përdoruese e kokainës. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit pasi thotë se jo vetëm që nuk jam përdoruese e lëndëve narkotike, por më kanë skualifikuar padrejtësisht. Madje në krye të herës atë nuk e kanë besuar as prindërit e saj se nuk ka qenë përdoruese e kokainës. Vajza rrëfen se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike dhe për këtë fakt prindërit u bindën në momentin që bëri analizën në privat.

Ndërkohë nga komisioni e skualifikojnë vetëm me një telefonatë duke i thënë se ajo duhet ta dinte arsyen e skualifikimit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë atje ku qytetarja ka depozituar ankesën në datë 1 mars kur dhe doli pozitiv testi i kokainës.Në këtë institucion na thonë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Madje akoma nuk është mbledhur komisioni.Për të marrë një përgjigje gazetarët telefonojnë edhe akademinë të cilët nuk japin përgjigje zyrtare.Ndërkohë që komisioni nuk është mbledhur akoma, Klejdën e kanë telefonuar nga akademia duke i thënë se je e skualifikuar sipas vendimit të komisionit.

LEXO EDHE:  “Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Berisha, Meta dhe Rama do të eleminohen…

Por në Fiks Fare u ankua edhe një tjetër kandidate për në akademinë e policisë. Alesia Laçi thotë se pavarësisht se i kaloi të gjitha testet komisioni e ka skualifikuar për probleme në shikim, duke e nxjerrë të paaftë. Laçi tregon se në testet fizike ka dalë ndër të parat dhe pavarësisht se mban syze nuk është kriter për t’u skualifikuar. Para 1 viti vajza thotë se akademinë e policisë e ka fituar duke e pranuar me syze, por ka nisur infermierin. Edhe Alesia kërkon ndihmën e Fiksit sepse edhe pse e skualifikuar, ajo nuk ka një dokument zyrtarë në dorë.

E pajisur me kamera të fshehtë, Alesia fillimisht shkon në akademi ku sekretarja i thotë se nuk e ka dokumentin për skualifikimin e saj. Më pas i thotë që këtë dokument të shkojë ta tërheqë në drejtori.Ndërkohë në drejtori i thonë të lërë një kërkesë me shkrim për t’i kthyer përgjigje, të cilën nuk e ka marrë deri më sot. Dokumenti që Alesian e nxori të paaftë në shikim është i firmosur nga 3 mjekë patologë pra mjek të përgjithshëm . Siç duket në këtë komision nuk ka një mjek specialist që në rastin në fjalë duhet të ishte një mjek okulist. Mungesa e mjekut okulist skualifikon kandidaten që kalon të gjitha testet e mundshme për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

LEXO TE PLOTE