Connect with Us

Respektimi i masave anti-Covid para dhe gjatë zgjedhjeve/ Mjekët letër të hapur krerëve politik

Shëndeti

Respektimi i masave anti-Covid para dhe gjatë zgjedhjeve/ Mjekët letër të hapur krerëve politik

Publikuar

-

Respektimi i masave anti-Covid para dhe gjatë zgjedhjeve/ Mjekët letër të hapur krerëve politik

Një grup mjekësh brenda dhe jashtë vendit I kanw nisur njw letwr, krerwve poltikw nw vendin tonw, ku shprehin shqetësimin mbi mos respektimin e masave anti-Covid kryesisht nga politikanët në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në zbatimin e: 1- Urdhrit të ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 “Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore”, thuhet në letër.

Bluzat e bardha shprehen se politikanët duhet të jenë të parët që japin shembull në shoqëri për respektimin e masave ndaj Covid.

LETËR E HAPUR:

Drejtuar: Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta, Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste: z. Edi Rama, Kryetarit të Partisë Demokratike: z. Lulëzim Basha, Kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Znj. Monika Kryemadhi, Kryetarëve të partive politike pjesëmarrëse në Procesin Zgjedhor të 25.04.2021, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Z. Ilirjan Celibashi

Të nderuar Zonja e Zotërinj,

me rastin e afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore e më pas përmes vullnetit të votës së tyre, do të kenë mundësi të zgjedhin qeverinë e re, ne, personeli mjekësor, shohim me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj, pikërisht me votë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, donim t‘ju drejtoheshim nëpërmjet kësaj letre të hapur, ku secili nga Ju, me kompetencat përkatëse, të kontribuojë në respektimin dhe zbatimin e masave ndaj Covid-19 në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në zbatimin e:

1- Urdhërit te ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu Nr. 633 të datës 17.11.2020 „Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 (dhjetë) persona në vende të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare te ceremonive mortore“, në mbështetje të Ligjit Nr. 15/2016, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive“, Nenit 102, Pika 4, në mbështetje të Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, “Me qëllim mbrojtjen e Shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga Covid-19“, Neni 7, në mbështetje të Ligjit 44/2015 „Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë“, nenit 113, si edhe të vendimit nr. 4856 date 16.11.2020 të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

2- Përdorimit të detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave), bazuar në Aktin Normativ nr. 32 të Këshillit të Ministrave, datë 12.10.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të nr. 32 datë 12.10.2020 i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar”, Neni 3, pika 23 si dhe sipas Udhëzimit nr. 1163/1 prot. datë 13.10.2020 të Insitutit të Shëndetit Publik “Udhëzues mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE:  Infermierja pozitive me Covid/ Mbyllet materniteti në Peqin, karantinohet i gjithë stafi

3- Mbajtjes së distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, brenda dhe jashtë ambjenteve të qendrës së votimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit që duhet te përdoren nga votuesit në hyrje dhe ne dalje nga vendvotimi. Respektimi i rreptë i masave anti-Covid është pergjegjësi e stafit zgjedhor duke nënvijëzuar qe ky staf është përgjegjës për dezinfektimin dhe ajrosjen kohë pas kohë te qendrave te votimit dhe vendvotimeve si dhe për zbatimin e masave parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

4- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), për të regjistruar personat që janë të infektuar me SARS-CoV-2, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrë procedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar tu mundësohet pjesëmarrja në votim.

5- Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 (dhjetë) persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kontaktet fizike mes elektoratit duke u mbështetur ne Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.3.2020, Neni 3, pika 2 “ Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19“.

6- Grupet në risk (personat mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje shoqëruese) të shmangin aktivitetet parazgjedhore sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Është momenti i duhur për të treguar që të gjithë bashkë mund t’ja dalim të luftojmë këtë pandemi.

Ju jeni faktorë të rëndësishëm në dinamikën e shoqërisë shqiptare dhe kjo sjell përgjegjesi ligjore e morale ndaj popullësisë që kërkon vëmëndjen dhe angazhimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit e të jetës së tyre. Një popull i shëndetshëm është celësi për një të ardhme të mbarë, për të gjithë.

Me besimin që kërkesat tona do të merren ne konsideratë.

Me Respekt,

Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë

Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali

Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali

Drilon Cupi, mjek internist/mjek urgjence, Gjermani

Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër

Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali

Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri

Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri

Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik

Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë

Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali

Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani

Xhuljeta Treska, mjeke neurologe, Gjermani

foto galeri

 

foto galeri

foto galeri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

LEXO EDHE:  Në datëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

LEXO EDHE:  Nuk ka kohë për të pritur BE/ Një tjetër shtet kthen sytë nga Rusia për vaksinën anti Covid

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Alimehmeti tregon sa zgjat imuniteti ndaj virusit

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti bazuar në një studimi të publikuar në revistën prestigjoze  “Nature” ka sqaruar se imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me vite dhe dekata.

“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , përsfhinë përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi,” thotë ai.

Ai shtoi, se në shkallë globale shumë pak persona vdesin nga riinfektimi me virusin.

 “Riinfektimet edhe ose ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta. Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent.

Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë,” thekson epidemiologu .

LEXO EDHE:  Infektohen me Covid 4 punonjës dhe 3 fëmijë/ Izolohet Qendra e Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuar në Vlorë

LEXO EDHE:  Dëshmia tronditëse/ Një tjetër pacient tentoi të hidhet nga Covid 2, u ndalua nga mjekët

Më tej, në një intervistë për AbcNews ai theksoi se nëse ke 6 muaj që e ke kaluar Covid-19 nuk ke nevojë për vaksinë.

“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh,” thotë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE