Connect with Us

Policia i bën shenjë të ndalojë / I riu “fluturon” qesen me kokainë nga xhami i makinës, arrestohet

Kronika

Policia i bën shenjë të ndalojë / I riu “fluturon” qesen me kokainë nga xhami i makinës, arrestohet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mes 6 personave të arrestuar sot në kryeqytet, është edhe një i ri me inicialet A.SH, i dënuar dhe më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi lëvizte me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me vete.

Në momentin që i është bërë shenjë për të ndaluar mjetin, i gjendur në kushtet kur kishte me vete drogë, 37 vjeçari ka ulur xhamin dhe e ka “fluturuar” qesen me kokainë para se të ndalonte.

LEXO EDHE:  Transportonte lëndë narkotike/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Megjithatë, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sepse në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, menjëherë sapo i është dhënë shenjë ndalimi nga Policia, ka hedhur nga xhami i pasagjerit një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Fier/ Të tjera detaje dalin në dritë, automjeti me targa kosovare

Publikuar

-

Nga

Makina e djegur e cila u gjet dhe që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin ndaj Demir Backës, mësohet se ka qenë me targa të Kosovës.

Ajo çfarë policia po përpiqet të mësojë nëpërmjet hetimeve, është të verifikojë nëse targat janë reale, periudhën kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri, në pronësi të kujt është dhe numrin e personave të përfshirë në atentat.



Në automjetin ‘C Class’, të gjetur në fshatin Daullas në Bay-pass, u zbuluan gjithashtu 2 armë zjarri, 16 gëzhoja, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Nën hetim edhe tre persona të tjerë, prova që pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen

LEXO EDHE:  Zjarr pranë një qendre tregtare në Tiranë/ Çfarë ka ndodhur?

Ngjarja e bujshme në Fier dyshohet se është kryer për hakmarrje dhe policia po heton mbi të shkuarën e viktimës Demir Backa. Mësohet se Backa pak kohë më parë është përfshirë në një konflikt me një person të njohur për drejtësinë, i cili ka qenë edhe subjekt i OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Shoqërohen disa persona me precedentë penal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa. Nga grupi hetimor bëhet me dije se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Po ashtu, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. E vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti. Përsa i përket hetimeve burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngajrjes bëjnë me dije për fax neës se atentati i mbrëmshëm, ka qenë i mirëorganizuar.

LEXO EDHE:  Zjarr pranë një qendre tregtare në Tiranë/ Çfarë ka ndodhur?

LEXO EDHE:  Transportonte lëndë narkotike/ Arrestohet shqiptari në Greqi



Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë zjarri një 44 vjeçar/ Arrestohet autori në Durrës

Publikuar

-

Nga

shkoder

Një 24 vjeçar me iniciale L. K është arrestuar nga policia në Durrës pasi ka plagosur me armë zjarri për motive të dobta  shtetasin T. P., 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i plotë nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE