LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peshkatari Luca dhe levreku i artë Meta

24 Shkurt 2021, 15:48, Aktualitet CNA
Peshkatari Luca dhe levreku i artë Meta

Gjergj Luca nëpërmjet një video shumë therëse ironike, deri në tallje dhe përbuzje ndaj Ilir Metës të cilit i tregonte “prokurorë dhe gjyqtarë” që punonin në beton, pasi sot presidenti i Republikës e kishte përmendur biznesmenin, ndërkohë që ai ishte në punën e tij dhe Ilir Meta paguhej nga taksat e shumta që paguan Gjergj Luca.

Në fakt Luca është një peshkatar, ashtu siç kemi shkruar ne në CNA.al, ?i çmendur? në botën e tij, që vdes të kapë levrek, por këtë herë duket se ka kapur një levrek të artë siç është Ilir Meta. Luca e ha levrekun në forma të ndryshme: Në furrë, krudo, në zgarë, tavë me perime, ka shumë mënyra. Pra gjithmonë levreku do të shkojë në barkun e peshkatarit. Gjithsesi Luca ngelet një personazh që vdes të ketë levrek apo lavrakë siç i thonë në Vlorë në tryezën e tij, apo në det kur i kap me grep.

Lëri pastaj kur janë të artë siç është Ilir Meta. Sepse ka disa muaj që kishte rënë rehat, ndoshta nuk i kishte rënë në grepin e tij ndonjë levrek, kishte pushuar nga ato çmenduritë e tij që bën me video e me deklarime të forta, që nga sllavo-komunizmi e deri tek papunësia që iu nxitet nga ndihma ekonomike, e cila është si lëmoshë për shqiptarët.

Veshët tanë, mediat, qytetarët në mediat sociale kishin rënë rehat. Tani del një levrek i artë si Ilir Meta dhe e kthen Lucën me sarkazëm, me tallje deri në pështirosje ndaj Ilir Metës, i cili në fakt në jetën e tij nuk ka bërë asgjë, thjesht dhe vetëm ka lundruar në ujrat e turbullta të politikës dhe është paguar nga shqiptarët dhe sot është presidenti i republikës, i cili në fakt nuk duhet të ishte as pastrues në një nga magazinat e rindërtuara nga Gjergji, të cilat ishin lënë të braktisura për 30 vjet, apo tunelet ku ai mban prioduktet për t?i importuar jashtë vendit, të cilat ndoshta janë me problem për presidentin tonë të artë.

Sepse duke menduar që Luca ka disa tunele për të ruajur peshkun në një temperaturë të caktuar konstante, mos mendon se janë me florinj, ndaj dhe për ta qetësuar bën mirë të shkoj dhe të shikojë si trajtohet peshku, edhe levreku i artë, por këtë të fundit nuk e eksporton dot Gjergji i shkretë, as në Norvegji, as në Gjermani e as në Spanjë.

Maksimumi do jetë një peshk i artë që do e marrë copa-copa do ja u shpërndajë falas qindra punonjëseve të tij, të cilat në fakt do bënin mirë ta refuzonin ta hanin se këta peshqit e artë që rrinë shumë pasi kapen qelben thonë dhe peshqit e qelbur nuk i ha kush, sado të artë të jenë./CNA.al

I ?çmenduri? Gjergj Luca/ Njeriu i thjeshtë dhe punëtor

Godet sërish Gjergj Luca/ Shqipërinë e shkatërroi sllavo-komunizmi

?Dallëndyshja e parë ?Rozafa? u ngrit?/ Gjergj Luca hap 200 vende të reja pune në Gramsh

?Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin?/ Gjergj Luca apel politikës

Nuk ndalet Gjergj Luca/ Rozafa ?mbërrin? në Maliq, synohet punësimi i 1000 personave

“I çmenduri” Gjergj Luca

Ka mbi 1 mijë të punësuar/ Gjergj Luca: Asistenca sociale, politika më e gabuar për të papunët

Realiteti përmes karikaturave/ Mesazhet ?therëse? të Gjergj Lucës për politikanët

?Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin?/ Gjergj Luca apel politikës

Biznesmeni bën për ‘ujë të ftohtë’ politikanët/ Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit, pse s’i hapni për banorët?

Gjergj Luca, biznesmeni që solli Suedinë në Elbasan/Shikoni ç’ka bërë

Lajmet e fundit nga