LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD-LSI në lista më vete/ Bumçi tregon pse u mor ky vendim

24 Shkurt 2021, 20:09, Politikë CNA
PD-LSI në lista më vete/ Bumçi tregon pse u mor ky vendim

Aldo Bumçi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, se vendimi për të dalë në dy lista të ndara PD dhe LSI është një vendim i përbashkët i opozitës së bashkuar me qëllim maksimizimin e votave.

Bumçi hodhi poshtë aludimet për ndonjë mosmarrëveshje mes aleatëve, teksa këmbënguli se PD dhe LSI janë bashkë dhe pavarësisht se do të garojnë në dy lista të ndara, është menduar që në disa qarqe të caktuara, që do të vendosen më vonë, të garojnë bashkë.

Në panelin ku ishin të ftuar edhe Aristir Lumezi, zëvendëskryeredaktor i gazetës Panorama; Aleksandër Çipa, analist dhe Vehap Kola, analist, z. Bumçi tha se PD dhe LSI, pavarësisht se garojnë veçmas janë një koalicion, me një qëndrim të përbashkët kundër qeverisë.

?Është vendim i përbashkët bashkë me LSI, duke parë sondazhet, rezultatet zgjedhore, vlerësimet arritëm në konkluzionin që maksimizojmë votën duke dalë me lista të veçanta, por në disa qarqe mund të dalim me lista të përbashkëta.

Jemi një koalicion, me një qëndrim të përbashkët kundër qeverisë. Kemi qenë bashkë në lënien e mandateve, mos hyrjen në zgjedhje, në protesta, kjo tregon se ka besim reciprok. Dalja veç është në interes të maksimizimit të votave. PD me aleatët tradicionalë dhe LSI me siglën e saj marrim më shumë vota, por në disa qarqe mund të dalim bashkë.

Jemi dy parti të ndryshme, ne qendra e djathtë, LSI qendra e majtë, u vu re që maksimizohej vota duke ruajtur identitetin e siglave?, u shpreh z. Bumçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga