Connect with Us

PD-LSI me lista më vete/ Paloka zbërthen marrëveshjen me Kryemadhin

Politikë

PD-LSI me lista më vete/ Paloka zbërthen marrëveshjen me Kryemadhin

Publikuar

-

‘’Për atë nuk kam ç’them’’/ Paloka ‘thumbon’ Ramën pas largimit të Eglantina Gjermenit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për arritjen e koalicionit të Lulzim Bashës me disa parti opozitare.

Ish-deputeti tha se ata kanë arritur të rregullojnë marrëdhënien me kryetarët e partive, të cilët do të jenë në listën e PD.

Qëllimi i parë i këtij bashkimi është që si parti dhe si qytetarë, ne të mundemi të garantojmë fitoren e këtyre zgjedhjeve. Marrëveshja që ne kemi realizuar rregullojnë marrëdhënien me kryetarët e partive, por me një qëllim, maksimalizimin e votës së opozitës. Duhet të kemi parasysh qëllimin e këtij bashkimi. Shpresoj që ky koalicion të përfaqësojë 80% të shqiptarëve që duan ndryshimin. Kryetarët e këtyre partive do të jenë në listën e PD-së”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Partia Demokratike dhe LSI nuk dolën me një listë të përbashkët dhe për këtë është pyetur edhe Paloka.

Demokrati tregoi se qëllimi i tyre është maksimalizimi i votës së opozitës dhe pretendon se marrëveshja për këtë çështje është arritur.

LEXO EDHE:  Infektimi i Piperos/ Habit Alfred Çako: Dhurata më e bukur, kam antipati për të

“Ne kemi diskutuar dhe e kemi thënë që qëllimi mbetet e njëjti, maksimalizimi i votave. E kemi gjykuar dhe na rezulton se PD me koalicion dhe LSI në krahun tjetër do të jemi dy forca që do të maksimalizojmë votat. Hileja që bëri Rama me koalicionet do t’i kthehet kundër.

Me FRD kemi bërë bisedime dhe jemi ende pa një marrëveshje, por jemi afër saj. Bisedimet për t’i “shkrirë” të gjitha partitë me PD-në janë bërë por ngelet në dorën e këtyre partive pas 25 prillit”, deklaroi Paloka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Parashikimi i Murrizit për zgjedhjet/ As PD, as PS nuk marrin 71 deputetë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët do kishin vjellë”/ Ironizon Murrizi: Shyqyr që vaksina bëhet në shpatull

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk do të marrë dot shumicën qeverisëse. Ai tha në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV se kjo është arsyeja pse ditët e fundit ka njëfarë flirti në distancë me krerëve të dy partive të mëdha.

“Shpresoj t’i fitojnë shqiptarët duke përzënë me votë lakmiqaarët që janë ndarë në kasolle. Mesa po shoh, asnjë nuk merr 71 deputetë. Këtë e kanë kuptuar edhe këta, prandaj i shkelin syrin njëri-tjetrit “hajde bashkëqeverisim”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Publikuar

-

Nga

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Kandidati për deputet i PD-së Dorjan Teliti i bëri sot thirrje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që t’u japë shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të tyre në rastin e databazës së rrjedhur në media dhe që pretendohet të jetë e PS-së.

Përballë kandidatit të PS-së Arben Pëllumbi në emisionin “Rinvote”, Teliti këmbënguli se të gjitha partitë kanë databaza për fushatën zgjedhore, por ato “duhet të përmbajnë informacione publike jo konfidenciale”.

Databazat duhet të ndërtohen bazuar në të dhënat publike, jo në të dhënat konfidenciale, databaza e PD-së ka informacionet e listave të votimit, dhe vendoset opinioni, apo mendimi i orientimit politik, deri këtu nuk është shkelur privatësia, në momentin kur futet numri i telefonit këtu shkelet privatësia,” – tha Teliti.

Në momentin kur nuk jepet në mënyrë vullnetare numri i telefonit, por merret pa dijeninë e tij, këtu shkelet konfidencialiteti,” – këmbënguli kandidati i PD-së duke hedhur dyshime mbi databazën e PS-së.

Teliti theksoi se telefonatat e kryera ndaj qytetarëve nga “Selia Blu” janë sondazhe dhe jo nga strukturat e PD-së.

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve të PD/ Alibeaj: 20% e emrave do të jenë jashtë partisë

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve të PD/ Alibeaj: 20% e emrave do të jenë jashtë partisë

Jam vetë kandidat, por unë nuk kam marrë njeri në telefon, as stafi im, në rast se ju keni pyesni personat që mund ta kenë bërë,” – tha Teliti.

Inkurajojmë SPAK-un këtë skandal të radhës të qeverisë aktuale dhe t’u japi shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat e tyre konfidenciale,” – apeloi Teliti.
“Hera e parë që dëgjojmë që një databazë të ketë të gjitha numrat e telefonit, të gjitha adresat, janë vetëm strukturat shtetërore,” – vijoi ai më tej./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Rama: LSI mollë e kalbur, kancer që ka infektuar edhe PS-në

Publikuar

-

Nga

Shit-blerja e votave/ Rama: LSI mollë e kalbur, kancer që ka infektuar edhe PS-në

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për shitblerjen e votave.

Rama e cilësoi LSI-në, partinë e themeluar nga Meta, si mollë të kalbur apo qeliza kanceri që sipas tij kanë infektuar edhe PS-në dhe PD-në.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus, se LSI është shëmbëlltyra e degradimit dhe kalbëzimit.

LSI është një mollë e kalbur që ka prekur edhe mollët e tjera. Edhe PS është e prekur nga virusi i LSI, edhe PD. Sepse është një lloj virusi që infekton zinxhir njerëzit sepse ofron një model që është modeli më i keq i mundshëm, por që është atraktiv, për të kapur një vend pune në shtet. Ka krijuar brenda PS dhe PD një sëmundje shumë të rrezikshme, që përkthehet në rezistencë të brendshme ndaj meritokracisë. Sikur t’ju them konfliktet e brendshme në PS për moscënimin e meritokracisë në rekrutimin e mësuesve, infermierëve, gjë që u bë me imponim nga lart.

Ky është modeli i LSI, si qelizat e kancerit u rrit, duke shtrydhur e shtrydhur pushtetin. Kam parasysh mekanizmin, flas për një sistem. PS është afektuar nga kjo sëmundje, shumë keq, në një periudhë kohe të mëparshme sidomos. Unë nuk e fus dot një mësuese në punë me urdhër. Mund ta besoni, mund të mos e besoni! LSI është shëmbëlltyra e degradimit, e kalbëzimit. Të mendosh sot të votosh për LSI, është vërtetë të tradhtosh realisht të ardhmen tënde dhe të fëmijëve të tu. Të votosh që molla e kalbur të mbahet në arkë dhe të kalbë edhe të tjerat”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE