Connect with Us

Patozi tregon qëllimin e tij në zgjedhje/ Bylykbashi i përsërit ftesën: Bashkohu me PD

Politikë

Patozi tregon qëllimin e tij në zgjedhje/ Bylykbashi i përsërit ftesën: Bashkohu me PD

Publikuar

-

Patozi tregon qëllimin e tij/ Bylykbashi i përsërit ftesën: Bashkohu me PD

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha qartazi planin dhe qëllimin e tij për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Ai tha sot në “Open” se synojnë që të jenë forcë përcaktuese në zgjedhjet e ardhshme dhe të imponojnë ndryshimin me ligj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi i përsëriti sërish ftesën për t’ju bashkuar PD-së.

Patozi: Ne ndryshojmë nga Nisma thurje. Këta thonë ne do të qendrojmë në opozitë, ndërsa ne vijmë me qëllime të tjera. Nëse na bie ëpr të qenë në opozitë, do të qendrojmë në opozitë. Por ne synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeverinë e ardhshme, por duke imponuar. Pra partia Bindja Demokratike, nëse populli do ta mbështesë, do të thotë që ne do t’i imponohemi me kushtet tona që ndryshimi të nisë me ligj. Disa reforma duhen bërë.

LEXO EDHE:  Faktet/ Lulzim Basha i tradhëtoi të gjithë

Bylykbashi: Nëse fiton një mandat je i ftuar të vish të na bashkohesh. Ramën nuk ka burr nëne që ta ndryshojë në këtë trajektore që ka nisur.

Patozi: Juve ju kam parë në bashkëekzistencë paqësore dhe bashkëqeverisje për 6 muaj. Ne do bëjmë detyrën tonë që në 25 prill të dalim në zgjedhje dhe të përfaqësohemi në parlament./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parashikimi i Murrizit për zgjedhjet/ As PD, as PS nuk marrin 71 deputetë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët do kishin vjellë”/ Ironizon Murrizi: Shyqyr që vaksina bëhet në shpatull

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk do të marrë dot shumicën qeverisëse. Ai tha në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV se kjo është arsyeja pse ditët e fundit ka njëfarë flirti në distancë me krerëve të dy partive të mëdha.

“Shpresoj t’i fitojnë shqiptarët duke përzënë me votë lakmiqaarët që janë ndarë në kasolle. Mesa po shoh, asnjë nuk merr 71 deputetë. Këtë e kanë kuptuar edhe këta, prandaj i shkelin syrin njëri-tjetrit “hajde bashkëqeverisim”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Publikuar

-

Nga

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Kandidati për deputet i PD-së Dorjan Teliti i bëri sot thirrje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që t’u japë shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të tyre në rastin e databazës së rrjedhur në media dhe që pretendohet të jetë e PS-së.

Përballë kandidatit të PS-së Arben Pëllumbi në emisionin “Rinvote”, Teliti këmbënguli se të gjitha partitë kanë databaza për fushatën zgjedhore, por ato “duhet të përmbajnë informacione publike jo konfidenciale”.

Databazat duhet të ndërtohen bazuar në të dhënat publike, jo në të dhënat konfidenciale, databaza e PD-së ka informacionet e listave të votimit, dhe vendoset opinioni, apo mendimi i orientimit politik, deri këtu nuk është shkelur privatësia, në momentin kur futet numri i telefonit këtu shkelet privatësia,” – tha Teliti.

Në momentin kur nuk jepet në mënyrë vullnetare numri i telefonit, por merret pa dijeninë e tij, këtu shkelet konfidencialiteti,” – këmbënguli kandidati i PD-së duke hedhur dyshime mbi databazën e PS-së.

Teliti theksoi se telefonatat e kryera ndaj qytetarëve nga “Selia Blu” janë sondazhe dhe jo nga strukturat e PD-së.

LEXO EDHE:  NGA ASTRIT PATOZI/ QË TË BIEM DAKORD SE KUSH QUHET “KLASA POLITIKE”…

LEXO EDHE:  Donald Trump “Qytetar Nderi” në Kamëz!/ Ironia e Patozit: Mos e tregoni shumë foton e Lulit…

Jam vetë kandidat, por unë nuk kam marrë njeri në telefon, as stafi im, në rast se ju keni pyesni personat që mund ta kenë bërë,” – tha Teliti.

Inkurajojmë SPAK-un këtë skandal të radhës të qeverisë aktuale dhe t’u japi shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat e tyre konfidenciale,” – apeloi Teliti.
“Hera e parë që dëgjojmë që një databazë të ketë të gjitha numrat e telefonit, të gjitha adresat, janë vetëm strukturat shtetërore,” – vijoi ai më tej./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE