LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi nxjerr prapaskenat/ Tregon pabesinë e Bashës që la jashtë listës Ridvan Boden në 2017

24 Shkurt 2021, 20:21, Politikë CNA
Patozi nxjerr prapaskenat/ Tregon pabesinë e Bashës që la

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh mbrëmjen e sotme situata politike në vend është e njëjtë me atë të 2017, por sipas tij ndryshimi i vetëm është formimi i partive të reja.

Gjatë një interviste për ?Open? Patozi tregoi edhe prapaskenat e pabesisë së Lulzim Bashës, i cili la jashtë listës shumë emra të njohur të PD.

Në lidhje me këtë, Patozi tha se Basha angazhoi Ridvan Boden për të bindur aleatët që të jenë në një koalicion dhe pasi ia arriti qëllimit, Basha dorëzoi në KQZ listën me emrat e deputetëve, duke e lënë Boden jashtë saj.

Ai shtoi më tej se uron që të mos kenë të njëjtin fat aleatët tradicional të Bashës.

?Jemi si në vitin 2017. Futja e Bamir Topit dhe ikja e Nard Ndokës është ajo që e bën të ndryshme. Ne jemi në dejavu. Risia këtë vit ndryshe nga ajo e 2017 është formimi i partive të reja. Ka një histori e 2017 që duket si batutë.

Bode u thirr nga Basha për të firmosur marrëveshjen dhe minutën e fundit Bode i bindi aleatët dhe kur arriti në shtëpi Basha dorëzoi listën dhe emri i Bodes nuk ishte. Uroj që mos kenë të njëjtin fat edhe  Duka apo Mediu?, tha Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga