Connect with Us

Një ngjarje që na tregon si funksionon mafia në Shqipëri

Kronika

Një ngjarje që na tregon si funksionon mafia në Shqipëri

Publikuar

-

Mafia nuk është një koncept i panjohur për Shqipërinë apo vetëm i dëgjuar nga filmat e Holliwood-it, ato italianë apo të Komisar Katanit të viteve 90.

Në fakt çdo ditë e më shumë që kalon, ngjarje të shumta tregojnë se një strukturë e tillë ekizston në Shqipëri që funksionon që nga maja e shtetit deri në pikën e fundit.

Le të shohim një ngjarje të ndodhur në datën 17 tetor të vitit 2020. Sot është raportuar në media se kjo çështje është mbyllur nga prokuroria nga prokurori Leonard Filopati. Një qytetar i cili quhet Andon Dhima që lidhet politikën dhe krijon biznese, shet prona me çmime të ulëta apo bën ortakëri me një politikan i cili pasuritë i vendos në emër të vjehrrit, bën kontrata shit-blerej në emër të fëmijëve pa qenë ata prezent, falsifime noteriale, fshehje të pasurisë, prona, gjyqe dhe konflikte pafund.

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Sistemi i drejtësisë është i kapur, probleme që zgjasin pafund, çështje pronësie të zgjidhur me kontrata tepër korrekte marrin drejtim të ndryshme në favor të dikujt tjetër. Institucionet shtetërore nuk funksionojnë, nuk përgjigjen, janë të korruptuar duke nxitur një konflikt dhe më pas nëj atentat.
Një atentat i ndodhur ndaj biznesmenit Andon Dhima i cili tregoi gishtin e akuzës diku duke u treguar i kujdesshëm duke pritur që drejtësia të zbardhë të të vërtetën, pasi policia kishte bërë një punë të lavdërueshme dhe kishte arritur të arrestojë autorët e ngjarjes kriminale të dates 17tetor, ku dy persona me armë tentuan ta ekzekutonin në hyrje të apartamentit të tij.

Më pas prokuroria mbyll çështjen, mbyll hetimet liron personat e dyshuar dhe mban vetëm një person në burg për armëmbajtje pa leje. Beson në albibinë e atyre që ishin akuzuar dhe arrestura nga policia dhe çështja Andon Dhima nuk ekziston më, megjithëse vazhdojnë përplasjet me drejtësinë, letra drejtuar ambasadave, institucionet në korrupsion. Çfarë është mafia më shumë sesa kaq?

Kur kap shtetin nëpërmjet hipotekave, kur kap shtetin nëpërmjet gjykatave, kur kap shtetin nëpërmjet prokurorive e kur i përdor grupet kriminale për atentat. A nuk është bashkimi i këtyre të gjithave, mafia e vërtetë?Pra kapja e shtetit nga individtë të caktuar për interesa korrupsioni, kriminale dhe pasuri, a nuk është kjo mafia? Ku ndryshon mafia nga ngjarja Andon Dhima?

LEXO EDHE:  Goditi inspektorin tatimor/ Në pranga biznesmeni

Nga një rast i filluar me prona, konflikte, përplasje brenda sistemt të drejtësisë, kërcënime, shantazhe, gjoba dhe borxhe e deri tek një atentat që për pak sekonda mund t’i merrte jetën. Kjo është mafia në Shqipëri, një rast i treguar dhe i jetuar nga një personazh. Të gjithë e dinë e prekin dhe e shohin se çfarë ndodh deri ku ka shkuar korrupsioni, kapja e shtetit, por askush nuk reagon.

Pas një atentati të dështuar mediat e mafias e mohojnë ngjarjen duke thënë se është e stisur. Policia heton autorët, ndërkohë nga ana tjetër, Prokuroria i bën shërbim mafias dhe shkon përtej versionit të medias shërbëtore. Mafia është vërtetë fortë, kështu vepron dhe ka vepruar kur u vinte gjoba bizneseve, u merrte para, prona pasuri. Më pas bënte atentate, kërcënime dhe autorët i nxirrte të pafajshëm nëpërmjet sistemit të drejtësisë. E pra kjo është mafia nuk ka asnjë ndryshim të madh me rastin Andon Dhima.

Mesazhi që na jep prokuroria është mjaft i qartë, që në Shqipëri ka prokurorë skandalozë të cilët janë të gatshëm të bëjnë edhe akte si ky i fundit nga prokurori i Tiranës, që gjithnjë e më shumë janë provë se mafia në Shqipëri ekziston dhe aleatë ka prokurorët skandalozë të cilët janë të gatshëm të bëjnë edhe aktë si ky i fundit nga prokurori i Tiranës, që janë provë që tregojnë se masia në Shqipëri eksizon./CNA.al

Skandali/ Prokurori i Tiranës liron atentatorët e Andon Dhimës

 

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

 

Fotot/ Kush janë dy autorët që tentuan të vrisnin Andon Dhimën

 

Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Zbardhen emrat e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të arrestuar

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

Reagon Andon Dhima/ Falenderoj policinë, të zbulohet urdhëruesi!

\

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Protesta e banorëve në Mirditë/ Reagon policia

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Ditën e sotme banorët e dy fshatrave në Mirditë, kanë protuestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në këtë zone.

Protesta u përshkallëzua deri në përplasje fizike me forcat e policisë.

Kjo e fundit, në një komunikatë për mediat ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona, për  grumbullim dhe manifestim të paligjshëm,  për pengim e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe për mosbindje ndaj urdhërave të punonjësve të Policisë.

LEXO EDHE:  Kërcënohet i riu/ Zarf me plumb pranë banesës

LEXO EDHE:  Ndërtimet pa leje/ Policia arreston 7 persona, 7 të tjerë në kërkim

Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, ndërkohë për hetime të mëtejshme, çështja ka kaluar në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Publikuar

-

Nga

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas informacionit paraprak nga policia, shkak është bërë një defekt teknik.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht shoferi ka arritur të dale në kohë, pa pësuar lëndime./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Nusja vret vjehrrën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit ku nusja vrau vjehrrën me thikë.

Shtetësja me iniciale M.M ka qëlluar me thikë 74 vjeçaren e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta. 44 vjeçarja është arrestuar ditën e sotme nga policia. Nusja e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për 6 orë dhe ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka telefonuar policinë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE