Connect with Us

Ndihmësi i Rejas, Porrini: Të lumtur me Ismajlin, ka diçka për të përmirësuar

Seria A

Ndihmësi i Rejas, Porrini: Të lumtur me Ismajlin, ka diçka për të përmirësuar

Publikuar

-

Transferimi i Ardian Ismajlit dhe fillimi i aktivizimit të tij të rregullt në radhët e Specias në Serinë A, ka qënë një lajm i mire për futbollistin e padyshim edhe për përfaqësuesen shqiptare, pasi tanimë mbrojtësi po përballet me rregullsi me disa nga sulmuesit më të mirë në botë e kjo e ndihmon të bëjë një hap të rëndësishëm para në karrierën e tij. Këtë e ka pranuar edhe Serxhio Porrini, krahu i djathtë i Edi Rejas në pankinën e përfaqësueses shqiptare.

Në një intervistë për mediat italiane, ai është pyetur rreth aktivizimit të Ismajlit dhe sigurisht që kishte fjalë pozitive për mbrojtjen kuqezi, vlerat e të cilit ka nxjerrë në pah. Por njëkohësisht, ai ka treguar edhe në cilin aspekt lojtari duhet të bëjë përmirësime.

“Jemi gjithmonë në kërkim të premtimeve për të ardhmen që mund të na rritin me kombëtaren shqiptare. Kam patur mundësinë ta stërvis dhe ta shoh nga afër, ka forcë fizike dhe shpërthim, është i fortë në mbulimin një kundër një dhe në paraprirjen e kundërshtarit, është i vëmendshëm. Duhet të përmirësohet pak në ndërtimin e lojës, por jemi shumë të lumtur me të. Do të rritet me një trajner si Italiano”, tha Porrini.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronë dhe Specias në Bentegodi. Inter do të luajë në Krotone, Milani do të sfidojë Beneventon.

Të dielën do të vazhdohet me Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gjest i madh nga Mandzukic, heq dorë nga rroga e muajit mars… se nuk ka luajtur

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Mario Manxukiç, ka bërë një gjest prej kampioni të vërtetë, teksa ka hequr dorë nga paga e tij për muajin mars, për shkak se nuk ishte i disponuëshëm në këtë periudhë, për shkak të një dëmtimi. Si pasojë, të gjitha të ardhurat e këtij muaji do të kalojnë për bamirësi.

Ky vendim është komplimentuar edhe nga presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, i cili vlerëson etikën dhe profesionalizmin e kroatit dhe respektin e tij për klubin kuqezi. “Një gjest i jashtëzakonshëm. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan”, u shpreh ndër të tjera Skaroni. Rroga e muajit mars e Manxukiç është afro 300 mijë euro. Kroati ka firmosur kontratë 6 mujore me kuqezinjtë, e cila shkon në total 1.8 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Hajdutët i hyjnë në shtëpi, Smalling hap kasafortën dhe u jep pasurinë me duart e tij

Publikuar

-

Nga

Kur Roma po festonte kualifikimin pasi shkoi në gjysmëfinalen e Europa League pas përballjes me Ajaksin, një surprizë e pakëndshme erdhi për Chris Smalling. Tre grabitës kanë hyrë në shtëpinë e mbrojtësit dhe e detyruan që të hap kasafortë për t’i marrë disa ora rolex dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e sotme dhe policia është thirrur në orën 5 të mëngjesit, duke mbërritur menjëherë në vendngjarje. Smalling ishte i shokuar nga ajo që ndodhi, por gjendja e mbrojtësit të Romës është nën kontroll tanimë. Ky futbollist nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Ajaksit për shkak të një problemi muskulor.

LEXO TE PLOTE