LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na detyruan të dilnim nga çadra”/ Bumçi “zbërthen” prapaskenat e zgjedhjeve të 2017

24 Shkurt 2021, 20:45, Politikë CNA
“Na detyruan të dilnim nga çadra”/ Bumçi

Aldo Bumçi, ish-ministër i Drejtësisë në vitet 2005-2007 gjatë emisionit ?Ilva Now? deklaroi se në vitin 2017, Partia Demokratike u detyrua që të hynte në zgjedhje pa dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të një qëndrimi të qartë kundër që mbajtën SHBA dhe Gjermania për këtë çështje.

Bumçi tha se ishte ndërhyrja e Gjermanisë dhe SHBA që PD të tërhiqej nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama para mbajtjes së zgjedhjeve dhe të hynin në zgjedhje të papërgatitur.

?Në vitin 2017, në momentin tonë më të vështirë kur ishim në çadër. Hymë në zgjedhje për shkak të një qëndrimi gjerman dhe amerikan, hymë në zgjedhje për tre javë?, tha ai.

Ish-deputeti i PD tha se edhe në këtë situatë, votat e PD, LSI dhe PDIU në vitin 2017 i tejkalojnë ato që mori PS e vetme.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017, PS mori 48.34% të votave, PD me 28.85%, LSI e 14.28% dhe PDIU me 4.81% dhe koalicioni opozitar bashkë me partitë e tjera të vogla e kalon në minorancë PS-në.

Aldo Bumçi tha më tej se ?gjysmën e punës? për fitoren në zgjedhje ua ka bërë z. Rama me keqqeverisjen duke thënë se ka tronditur dhe bërthamën e elektoratit të majtë.

Bumçi shtoi në këtë pikë se votues të PS po largohen drejt LSI dhe ndaj Rama sulmin e ka përqendruar tek LSI.

Ai përjashtoi çdo formë të mundshme bashkëpunimi me kreun e PS pas zgjedhjeve pavarësisht çdo rezultati./CNA.al

Lajmet e fundit nga