LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

24 Shkurt 2021, 07:09, Sociale CNA
Kthjellime dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Masat ajrore me origjinë perëndimore do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë gjatë paradites.

Edhe gjatë pjesës tjetër të ditës Shqipëria do jetë në ndikimin e motit të kthjellët ndërsa kalime vranësirash të lehta do ketë vetëm në zonat veriore dhe lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë vlerat ditore të luhaten nga 0°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga