LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncesioni i aeroportit të Rinasit/ Meta: Kuvendi është keqpërdorur për të dëmtuar interesin kombëtar

24 Shkurt 2021, 19:03, Politikë CNA
Koncesioni i aeroportit të Rinasit/ Meta: Kuvendi është

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për koncesionin e aeroportit ndërkombëtar.

Meta thotë se faktet tregojnë se Kuvendi është përdorur për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti deklaron se shteti duhet të mobilizohet për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve ashtu siç u mobilizua sipas tij për privatizimin e aeroportit të Rinasit.

?Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.

Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncensionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora?, shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga