Kronika
“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Burri nga Kukësi i zhvat 12 milionë lekë 72 vjeçarit

Një të moshuari në Kukës i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar.
Mësohet se qytetari e e akuzonte 72-vjeçarin për raporte seksuale me të shoqen. 50 vjecari Agron Nika, siç raporton “BalkanWeb” është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72 vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.
50 vjecari akuzonte Gjicin se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dhe në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para./CNA.al