Connect with Us

Histori/Cila është origjina e Kreshmës (agjërimit)?

Histori

Histori/Cila është origjina e Kreshmës (agjërimit)?

Publikuar

-

Nga Joanne M. Pierce “The Conversation”

Në fund të dimrit, shumë rryma të besimit të krishterë, nisin një periudhë 40-ditore agjërimi dhe lutjeje, të quajtur Kreshma. Kjo ndodh në përgatitje të kremtimit pranveror të Pashkëve, një festë fetare që përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit nga vdekja.

Fjala “Kreshma” ka rrënjë gjermanike, dhe i referohet “zgjatjes” së ditëve ose fillimit të pranverës . Por faktet në lidhje me origjinën e hershme të kremtimit fetar, nuk janë dhe aq të njohura. Si një studiuese që studion liturgjinë e krishterë, unë e di se në shekullin V, praktika e rregullt e agjërimit 40-ditor, u bë shumë e zakonshme në kishat e krishtera.

Krishterimi i hershëm

Praktika e agjërimit nga ushqimi për arsye shpirtërore, gjendet në 3 besimet më të mëdha Abrahamike:Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. Në të tria besimet, heqja dorë nga të ngrënit, është e lidhur ngushtë me një përqendrim shtesë tek lutja, dhe ndihma për më të varfrit, duke u dhënë lëmoshë, ose duke u dhuruar ushqim.

Tek Ungjijtë, thuhet se Jezusi kalon 40 ditë në shkretëtirë për të agjëruar dhe lutur. Kjo ngjarje ishte një nga faktorët që frymëzuan kohëzgjatjen e Kreshmës. Praktikat e hershme të krishtera në Perandorinë Romake, ndryshonin nga zona në zonë.

Një praktikë e zakonshme ishte agjërimi javor të mërkurën dhe të premten, deri në mesin e pasdites. Përveç kësaj, kandidatët për pagëzim, ashtu si edhe klerikët, do të agjëronin para ritit, që shpesh kryhej për Pashkë. Gjatë shekullit IV, bashkësi të ndryshme të krishtera, mbanin një agjërim më të gjatë prej 40 ditësh, para fillimit të 3e ditëve më të shenjta të vitit liturgjik:Të enjtes së Madhe, të Premtes së Madhe dhe Pashkës.

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e mohuesve:Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

Ripërtëritja shpirtërore

Ndërsa Krishterimi u përhap nëpër Evropën Perëndimore nga shekujt e V në të XII-të, po kështu ndodhi edhe me kremtimin e Kreshmës. Disa ditë të Kreshmës ishin ditë “të zeza”, ose ditë totale të agjërimit. Por agjërimi i përditshëm, u zbut gradualisht gjatë pjesës më të madhe të Kreshmës. Nga fundi i Mesjetës, lejohej një vakt ushqim në mesditë. Gjithashtu, peshkopët dhe teologët e specializuar në ligjin e kishës, specifikuan kufizime në llojet e ushqimeve të pranueshme: asnjë lloj mishi apo nënproduktet e mishit, qumështi apo vezët, nuk mund të konsumoheshin gjatë Kreshmës, madje as të Dielën.

Ideja ishte të shmangej kënaqësia e vetvetes, në këtë kohë pendimi për mëkatet personale. Edhe martesa, një ritual i gëzueshëm, ishte gjithashtu e ndaluar gjatë sezonit të Kreshmëve. Sot, katolikët dhe disa të krishterë të tjerë, nuk konsumojnë mish të Premten e Kreshmës, ndërsa hanë vetëm një vakt gjatë dy ditëve agjërimi të plotë.

Përveç kësaj, ata angazhohen gjithashtu në praktikën e “heqjes dorë nga diçka” gjatë Kreshmës. Shpesh ky është një ushqim ose pije e preferuar, apo një aktivitet tjetër i këndshëm, si pirja e duhanit apa shikimi i televizorit. Sugjerohen edhe aktivitete të tjera, në përputhje me idenë e Kreshmës si një kohë
për ripërtëritjen shpirtërore si dhe vetë-disiplinimin. Këtu përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve me familjarët apo miqtë, leximin e Biblës apo shkrimtarëve të tjerë shpirtërorë, dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Megjithëse disa praktika mund të kenë ndryshuar, Kreshma në shekullin XXI-të mbetet në thelb e njëjtë si në shekujt e kaluar:një kohë e qetë e reflektimit dhe disiplinës shpirtërore./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/what-are-the-origins-of-lent-155622

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Me kamerdare drejt Korfuzit/ Historia e pabesueshme e 31-vjeçarit dhe dënimi nga regjimi

Publikuar

-

Nga

Ëndrra e shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria i detyronte ata të përdornin çdo lloj mjeti të mundshëm që mund të gjenin. Një aventurë të pazakontë ndërmori edhe 31-vjeçari nga Himara Aleks Bala, i cili mendoi një ditë feste si data 29.11.1988, si çastin më të përshtatshëm për t’u larguar nga deti. Ai u nis nga gjiri i Llamanit, me mjetin lundrues në drejtim të Korfuzit, por u pikas nga forcat e kufirit kur ishte 1.3 milje larg. Megjithëse iu bë thirrje, u tregua i vendosur të vijonte lundrimin. U akuzua në bazë të neneve 47/gj, 31/1, 25 të Kodit Penal. Në arsyetimin e vendimit thuhej:

“Nga hetimi gjyqësor doli e provuar se i pandehuri Aleks Bala, qysh në vitin 1987, ka pas siguruar një kamerdare zetori të cilën e ka mbajtur të fshehur në banesën e tij. Më vonë, për punimin e mendimit të tij kriminal ka përgatitur dhe një copë dërrase në formën e bazamentit të një barke dhe pasi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për formimin e një varke të thjeshtë të gomuar, ka vendosur të realizojë arratisjen jashtë shtetit me anën e detit për në Greqi”.

U theksua se rrezikshmëria e tij prekte “marrëdhënien shoqërore të një rëndësie të veçantë”, “për mbrojtjen e shtetit të diktaturës së proletariatit, të pavarësisë kombëtare, fuqinë mbrojtëse dhe sigurimin e jashtëm të Republikës sonë”. U quajt i pandehur me “rrezikshmëri të madhe shoqërore”.

LEXO EDHE:  Pse kaq shumë punonjës të shëndetësisë po e refuzojnë vaksinën anti-Covid?

LEXO EDHE:  Pas dështimit për karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm/ Granit Shahu “peng” në KPK

Në pretencën e tij prokurori, u tregua tejet i ashpër. Midis të tjerash deklaroi në këtë proces:

“Partia dhe shoku Enver vazhdimisht kanë treguar një kujdes të veçantë për edukimin e rinisë për të patur kurdoherë një rini të pastër moralisht e të brumosur me ideologjinë marksiste-leniniste. Por s’duhet të harrojmë na mëson partia se rinia ka qenë dhe mbetet gjithnjë objekti i veprimtarisë së të gjithë armiqve.



Armiqtë e brendshëm e të jashtëm bashkërendojnë veprimtarinë e tyre me anë të presionit të ideologjisë borgjezo-revizioniste, të helmatisin ndërgjegjen e rinisë.

Pre e këtij presioni të ideologjisë borgjeze e revizioniste është bërë dhe i pandehuri  Aleks Bala, i cili është karakterizuar në punë e shoqëri me sjellje e veprime që i kundërvihen moralit tonë komunist.

I pandehuri dhe pse ka kryer dhe më parë vepër penale dhe ishte duke kryer vuajtjen e dënimit, iu dha mundësia nga organet e drejtësisë të reflektonte dhe të riedukohej në gjirin e shoqërisë, të mos izolohej nga shoqëria e familja. Këtë ndihmesë, i pandehuri nuk e vlerësoi, por qëndroi konsekuent në rrugën e tij armiqësore i vendosur për ta realizuar”.

Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.231, datë 5.12.1988, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore prej 5 vjetësh. Kamerdarja e zetorit dhe puntoja iu dorëzuan NPA Vlorë. Aleksi u lirua më 6.2.1991 si pasojë e ndryshimeve demokratike që ndodhën./Kujto.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Përcaktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë i mori jetën/ 98 vite nga vrasja e gjeneralit Italian

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Si sot, 98 vjet më parë, më 27 gusht 1923, në një pritë të mirëorganizuar, mbeti i vrarë gjenerali italian Enriko Telini, një ushtarak karriere dhe i dekoruar me një sërë medaljesh për kontributin e tij për Italinë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ajo që çoi në vrasjen e tij, është përcaktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më 9 nëntor 1922 Konferenca e Ambasadorëve e zgjodhi Telinin për kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve. Vendimet e marra për përcaktimin e shumë zonave brenda kufirit shqiptar, në bazë të dëshmive të terrenit dhe atyre historike, ngjallën pakënaqësi në radhët e palës greke.

Situata e krijuar vijoi me atentatin ndaj Gjeneral Telinit dhe shoqëruesve që ndodheshin me të, çka solli dhe reagimin e Italisë. Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërisht për këtë rast vërtetoi se vrasja ishte organizuar nga vetë qeveria greke.

LEXO EDHE:  Historia e pazakontë/ Gruaja më hidhte valium dhe sillte të dashurin në shtëpi, më rrëfeu vajza e madhe

LEXO EDHE:  Në nëntor votoj Trump/ Biden do ishte një “lolo” në duart e ekstremistëve të majtë



Shteti grek u ngarkua të paguante dhe një dëmshpërblim tejet të madh, bashkë me shpalljen fajtor për vrasjen.

Shteti shqiptar e nderoi veprën e gjeneral Telinit duke vendosur emrin e një rruge në kryeqytet dhe bustin e tij më 1933. Më pas Telini u nderua edhe me një shtatore e cila u punua nga mjeshtri Odhise Paskali. Shtatorja u përurua më 27 gusht 1941, siç na njofton Qarkorja e Kryeministrisë që po vendosim bashkëngjitur.

Në fotografinë e tretë paraqesim shtatoren e Gjeneral Telinit, dhe në imazhin e fundit vërtetimin e marrjes në dorëzim të shtatores nga Bashkia e Tiranës.

LEXO TE PLOTE

Histori

Pas një atentati në Selanik / 88 vite më parë ndërroi jetë në Selanik, Hasan Prishtina

Publikuar

-

Nga

88 vite më parë, Hasan Prishtina, ndërroi jetë pas një atentati. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka risjellë në vëmendje, jetën dhe veprimtarinë e Prishtinës.

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll.

Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 1913 ishte ndër organizatorët e kryengritjes kundërserbe të shtatorit, kurse më 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Më 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Këshillin Kombëtar dhe u ngarkua nga Këshilli i Lartë për të ndërtuar qeverinë më 7 dhjetor 1921.

Në periudhën 1922-23 u shqua si një nga figurat e opozitës në Shqipëri, kurse më 1924, teksa udhëhiqte lëvizjen e armatosur kaçake në Kosovë kundër sundimit serb, mori pjesë edhe në përgatitjen e Revolucionit të Qershorit në Shqipëri.

U kthye në Tiranë më 1924, por u largua më 1925, për të jetuar në mërgim, deri në vdekje. Gjatë gjithë jetës punoi e luftoi për Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë, duke kundërshtuar fort dhe hapur qoftë politikat serbe, qoftë qëndrimet miqësore të Ahmet Zogut me Serbinë.



Më 1931, bashkë me organizatën “Bashkimi Kombëtar”, mori pjesë në organizimin e atentatit kundër A. Zogut në Vjenë.

LEXO EDHE:  Konsumimi i një mëngjesi të bollshëm, është shumë pozitiv për shëndetin

LEXO EDHE:  Lidhjet midis mafias italiane dhe asaj shqiptare

Kurse vetë H. Prishtinës iu bënë katër atentate, u burgos dy herë, dhe u dënua gjashtë herë me vdekje (një herë nga xhonturqit, një herë nga Esad Pashë Toptani, një herë nga qeveria serbe dhe tri herë nga Ahmet Zogu).

Atentati i fundit iu krye më 14 gusht 1933 në Selanik të Greqisë. Dorasi ishte Ibrahim Çelo, i cili pohoi para policisë se vrasjen e kreu për një shumë parash, të cilën viktima nuk ia dha.

Në gazetat lokale vrasja u konsiderua si “sherr mes shqiptarësh”, por në shtypin perëndimor u aludua për larje hesapesh mes armiqve të vjetër, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.

Pas atentatit, Hasan Prishtina u varros në varrezat e Selanikut, nga ku u soll në Shqipëri më 1977, për t’u rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Kukësit, vendndodhja më e afërt gjeografike me vendlindjen e tij. Fotografitë që sjellim këtu ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror, dhe paraqesin ceremonialin shtetëror të rivarrimit të eshtrave të Hasan Prishtinës në Kukës më 6 dhjetor 1977.

Eshtrat e patriotit të shquar ekspozohen në shtrat topi në Sheshin Skënderbej, transportohen në Kukës, ku kryhet ceremonia zyrtare e nderimit me fjalime dhe homazhe dhe, më pas, vendosen në banesën e deritanishme./CNA.al

LEXO TE PLOTE