LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja e kambistit në Korçë/ Arrestohen në Tiranë dy autorët e dyshuar

24 Shkurt 2021, 09:33, Kronika CNA
Grabitja e kambistit në Korçë/ Arrestohen në Tiranë

Shkon në dy numri i personave të ndaluar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1, Korçë, ku një kambisti i vodhën me dhunë një shumë lekësh.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku 3 shtetas (njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë) i vodhën me dhunë shumën 4.000.000 lekë, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Forcat e Posaçme ?Shqiponjat? të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për këtë ngjarje: M. A., 33 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?);

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e mësipërm u kapën në qytetin e Tiranës, nga Forcat e Posaçme ?Shqiponja?, me mjetin tip ?Volkswagen Polo?, në pronësi të M. A.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. A. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dokument policie dhe simbole të tjera dalluese të Policisë, që ky shtetas i përdorte me qëllim që të shmangte kapjen nga Policia.

Ndaj 33-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.01.2021, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim? në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 11.01.2021, në Korçë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. e ka përkrahur dhe strehuar shtetasin M. A., pas kësaj ngjarjeje. Nga ana e Policisë është identifikuar dhe bashkëpunëtori i tretë i dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale ?Vjedhja me dhunë? kryer në bashkëpunim, ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës? dhe ?Përkrahja e autorit të krimit?./CNA.al

Lajmet e fundit nga