Aktualitet
Dënohet me burg përjetë biznesmeni nga Bangladeshi/ Meta i dha pasaportë shqiptare dhe mijëra hektarë tokë

Biznesmeni Muhammad Obaidul Karim, është dënuar me burgim të përjetshëm në Bangladesh.
Por kush është Muhammad Obaidul Karim dhe çfarë lidhje ka ai me Shqipërinë?
Ky biznesmen zotëron pasaportë shqiptare dhe në këtë skandal është përfshirë presidenti ilir Meta dhe ish-presidenti Bujar Nishani.
Kur Nishani ishte president dhe Meta kryetar Kuvendi kanë pajisur me dokumentacion shqiptar Muhammad Obaidul Karim edhe pse ai ka qëndruar vetëm 64 orë në Shqipëri.
Por skandali nuk përfundon këtu, pasi në këtë shkelje është përfshirë edhe ish-ministri i LSI Edmond Panariti. Kreu aktual i Shtetit, në bashkëpunim me Panaritin i kanë dhënë shtetasit nga Bangladeshi mbi një mijë hektarë tokë në Fier, për një investim që nuk e bëri kurrë.
Biznesmeni i burgosur ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar dhe kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim. Ndërkohë, biznesmeni Bujar Zhuri tregon se për Muhammad Obaidul Karim dyshohet se pastron paratë e terroristëve islamikë.
“Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.
Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.
Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.
Tani me bekimin e Bekimit nipi i Mendu Thacit ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar Ministrine e Bujqesise dhe i kerkon nje demshperblim prej 1 milion eurosh.
Ku e gjene te drejten keta islamike te marrin nenshtetsi, te marrin toke dhe tani edhe demshperblim nga taksapaguesit shqiptare?
Pyesni Meten, Panaritin dhe Nishanin”, deklaronte Zhuri në denoncimin e para disa muajve./ CNA.al