Politikë
Deklarata e Metës për Dvoranin/ Ironizon Artan Hoxha: Po ti je ekspert për fletë lavdërimi o komandant

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi dje ish kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin, si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë.
Lidhur me këtë është pyetur dhe presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat, i cili e ka konsideruar si fletë lavdërimi që merrej dikur nga partia e punës.
Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, gazetari Artan Hoxha ka ironizuar presidentin me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Shefi ne detyre i flete-lavderimit per Republiken e Shqiperise, e cilesoi sot ne mesdite, certifikatën e çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, per Ardian Dvoranin, si “flete lavderimi nga ato qe merrte Partia e Punes”…
Mire o komandant. Me mire se ty, qe shperndan nga 20-30 flete lavderimi ne dite, nuk e njeh njeri kete pune. O je ekspert ti per flete lavderimi ne kete vend, o s’ka tjeter…
Por mes nje flete lavderimi, qe mban ne fund firmen tende dhe nje flete lavderimi, qe mban ne fund firmen e Sekretarit Amerikan te Shtetit, Anthony Blinken, me duket se ndryshon pak puna…”, shkruan Hoxha./ CNA.al