Aktualitet
Bushati zbulon “përçarjen” PD-LSI/ Haxhiu bën parashikim të fortë për 25 prillin

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të paraqiten në zgjedhjet e 25 prillit të ndara dhe kjo sipas Andi Bushatit do ta dëmtojë opozitën.
Mendim të kundërt ndau Baton Haxhiu gjatë emisionit “Shock”, ku tha se PD dhe LSI me sa duket kanë lexuar se sondazhet nuk favorizojnë daljen në një koalicion. Ai thotë se një koalicion PD dhe LSI nuk do të ishte i mbështetur në ideologji.
“Të dy partitë kanë vendosur t’u besojnë sondazheve për armiqësitë që kanë elektorati i tyre mes vetes. Sondazhet kanë treguar armiqësia mes elektorateve të PD dhe LSI është bukur i shprehur në terren. E kanë të pamundur që mund të krijojnë besim për të mbledhur vota në këtë mënyrë.
Sipas Baton Haxhiut këto zgjedhje do të jenë rasti i fundit që LSI të tregojë që është parti ose aksesor e partive të tjera.
Kurse, Andi Bushati tha se partitë opozitare çalojnë për faktin se kanë një hendek të thellë për mënyrën se si duhet të përballem ne Edi Ramën.
“Ilir Meta dhe LSI kanë një qasje që Edi Rama nuk mund të luftohet pa goditur oligarkët. Kurse qasja e Basësh është që ne duhet t’i rrëmbejnë karrigen Ramës duke përfituar nga oligarkët. Mendoj se ka kosto pasi bashkë me mbrojnë më mirë votën nga grabitja dhe vjedhja”, tha ai.
Bushati parashikon se në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI do t’i dëmtojë fakti që do të garojnë në dy koalicione por nga ana tjetër parashikon një rezultat të kënaqshëm për LSI.
“LSI sërish do të ngelet një parti e fortë dhe në ato kuota ku jemi mësuar në zgjedhjet e fundit. Problem është a do të humbasin opozitarizmi nga mos bashkimi i tyre dhe unë mendoj se po”, tha ai.
Kurse për Baton Haxhiun, “PD do të fitojë shumë më shumë mandate se sa me LSI dhe sipas tij “ky vit është fundi i rrjepjes politik të partisë së madhe”./Euronews