Connect with Us

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi rendit dy objektivat kyçe të Bindjes Demokratike

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi rendit dy objektivat kyçe të Bindjes Demokratike

Publikuar

-

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pasi kodi zgjedhor nuk i avantazhon koalicionet dhe për këtë bëri përgjegjëse mazhorancën dhe opozitën.

“Sepse edhe kodi elektoral nuk i avantazhon koalicionet dhe kjo është një kurth që dy partitë kryesore, kryesisht PS-ja që e miratoi me votat e saj kodin, por ndoshta edhe opozita, e cila e miratoi në distancë kanë bërë një kod, që i bën të vështira koalicionet dhe aleancat dhe sidomos kur kjo ka të bëjë me forcat e reja politike,  por tek e fundit kjo nuk na pengon” tha ai.

Ai u pyet nga gazetarja e Euronews Albania Loneta Progni se perse nuk u bashkua në një koalicion me partinë e Jozefina Topallit, por për këtë Patozi u shpreh si vijon:

“Ne kemi qenë në një komunikim me znj. Topalli dhe e konsiderojmë se kemi të njëjtat qëllime politike në këto zgjedhje, pra, për të sjellë një frymë ndryshime në ambientin politik dhe kemi lënë të hapur që të kemi bashkëpunim taktik në disa zona të Shqipërisë”, tha ai.

Ai tha se Bindja Demokratike në këto zgjedhje synon të jetë forcë përfaqësuese dhe përcaktuese në Parlamentin e ri.

LEXO EDHE:  Ruçi sfidon hapur LSI-në: Me apo pa ju, PS futet në zgjedhje dhe fiton!

“Objektivat e Bindjes Demokratike janë që të jemi forcë përfaqësuese në parlament, dhe forcë mundësisht përcaktuese në qeveri”, theksoi Patozi.

Lidhur me organizimin e opozitës së bashkuar në këto zgjedhje, Astrit Patozi tha se nuk dëshiron të komentojë, por në thelb në sjelljen e saj, shprehet se nuk sheh ndonjë ndryshim me strategjinë e ndjekur prej saj në 2017.

“Në fakt nuk kam dëshirë të komentoj, sepse e konsideroj një forcë politike rivale në këto zgjedhje. I uroj fat, por them se nuk sjellë asnjë risi, sepse është e njëjta gjë që ka ndodhur para katër vjetësh, PD ka përsëritur të njëjtën skemë, siç e kishte edhe në 2017, që siç e dimë nuk rezultoi e suksesshme”, tha Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE