LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka e thotë troç/ Nëse s’dal i dyti në Durrës, nuk hyj më në zgjedhje

24 Shkurt 2021, 21:21, Politikë CNA
Agron Duka e thotë troç/ Nëse s’dal i dyti në

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se nëse nuk del i dyti në listën e Durrësit, nuk do marrë më pjesë në zgjedhje.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin ?Open?, Duka tha se nëse nuk fiton mandat, nuk do të hyjë në zgjedhje, por do mbështesë opozitën.

Biseda mes Vasilit dhe Dukës:

Vasili: I sati jeni në Durrës?

Duka: Absolutisht i dyti, absolutisht.

Vasili: Nëse nuk ndodh?

Duka: Asgjë, s?kam për të vrarë njeri. S?do merrem as me Bashën, as me Ramën, do rri në shtëpinë time të merrem me vreshtat.

Nuk marr më pjesë në zgjedhje politike. Nuk dal kundër Bashës, nuk dal me opozitën, po nuk marr më pjesë në zgjedhje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga