LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afati i fundit për koalicionet zgjedhore/ Basha firmos sot marrëveshjen me aleatët

24 Shkurt 2021, 10:23, Politikë CNA
Afati i fundit për koalicionet zgjedhore/ Basha firmos sot

Sot është afati i fundit që PD, si drejtuese e koalicionit opozitar të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë, kryedemokrati ka arritur në Selinë Blu ku do të takohet edhe me aleatët për të firmosur marrëveshjen.

Pritet që krerët e partive të vijnë individualisht në PD për të firmosur me Bashën.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i fundit që arriti negocioi me Partinë Demokratike kushtet e tij, por është parashikuar që të firmosë i pari. Ai do të paraqitet në PD për të firmosur në orën 11.30.

 

Lajmet e fundit nga