LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

29 vjeçari u hodh nga dritarja e spitalit Covid/ Hoxha akuza të forta: Celulari iu hap në spital

24 Shkurt 2021, 12:00, Kronika CNA
29 vjeçari u hodh nga dritarja e spitalit Covid/ Hoxha akuza të

Gazetari Artan Hoxha është ndalur tek abuzimet në radhët e bluzave të bardha ndërsa thotë se SPAK duhet të hetojë.

Hoxha në studion e ABC ka përmenduar rastin e vetëvrasjes së 28 vjeçarit nga Durrësi në gusht të 2020 ku është shprehur se si ka mundësi që pas lajmit të vetëvrasjes është publikuar një letër e lënë nga ai.

Hoxha deklaron se teksti i shkruar nga i riu është publikuar në media para se telefoni i tij të sekuestrohej nga policia.

?Si ka mundësi që ky një ndër të sëmurët me celular kontaktonte herë pas here çfarë ka ndodhur me këtë, celulari i të cilit u mor dhe në telefon u gjet i shkruar një tekst që prezumohet se e ka shkruar ai por që nuk ja ka dërguar askujt. Unë e kam tekstin dhe celularin e filmuar, kush ja dha medias, si e mori vesh kur unë e hap dhe e shkuaj si sms. Menjëherë pasi ka ndodhur vetëvrasja është njoftuar policia dhe celulari është provë material në varësi të hetimit është hapur celulari i viktimës dhe teksti i gjetur aty është marrë dhe i është dërguar medias por si ndodhi një gjë e tillë. Edhe sot e kësaj dite familja nuk di protokollin që është përdorur, familjes që ka kontaktuar me mjekët më të mirë se ajo s?ka folur me Tiren, nuk i është dhënë asnjë fakt. Kur familja del dhe kërko transparencë, ato i nxjerrin letrën, telefoni nuk është hapur në polici por është hap në spital dhe në media ka dalë para se telefoni të shkojë në polici.
Pas këtij rasti kanë ndodhur edhe pesë vetëvrasje të tjera ku familjarët kanë kërkuar transparencë por nuk është lejuar asnjë nga familjarët që të cënonin imazhin dhe në asnjë rast nuk është çuar deri në fund asnjë hetim?, u shpreh Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga