LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vendimi/ Ja si do hyjnë PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit

23 Shkurt 2021, 19:17, Politikë CNA
Zbardhet vendimi/ Ja si do hyjnë PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit

Partia Deokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të hyjnë me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit.

PD dhe aleatët e tij tradicional do të regjistrohen nesër si një koalicion më vete.

Ky vendim erdhi pas takimit kokë më kokë mes Bashës dhe Kryemadhit në selinë e PD.

Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy partive ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.

Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore./CNA.al

Lajmet e fundit nga