LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Shtatë kundër një, tifozët e Inter godasin me shkelma dhe grushta milanistin në rrugët e qytetit

23 Shkurt 2021, 16:43, Sport CNA
VIDEO/ Shtatë kundër një, tifozët e Inter godasin me shkelma

Çdo ndeshje derbi ka anën e saj më të bukur dhe spektakolare që shfaqet në fushë. Pjesë e spektaklit janë padyshim edhe tifozët, të cilët në të tilla ndeshje, e shfrenojnë imagjinatën për të thumbuar rivalët e qytetit me banderola apo kore në tribuna.

Megjithatë, në jo pak raste, për një ndeshje derbi ndodhin edhe akte të shëmtuara, sërish me protagonistë tifozët. Kësaj dukurie nuk i ka shpëtuar as derbi i së dielës mes Milanit dhe Inter. Pasi sfida e San Siro kishte përfunduar, shtatë tifozë të Inter, të përfshirë edhe nga euforia e fitores, gjetën në rrugët e Milanos një tifoz të Milanit dhe nuk nguruan ta godisnin me shqelma dhe grushte.

Tifozi i vetëm milanist, i gjendur në sulmin e vrullshëm të shtatë personave, mbështetës të Inter, u mundua të ruhej sipas mundësisë që kishte, ndërsa për fat të mirë, dikush ndërhyri dhe tifozët e zikaltër u larguan para se të shkaktonin ndonjë dëm të parikuperueshëm.

Lajmet e fundit nga