Connect with Us

Variantet e reja të Covid-19/ FDA lehtëson procesin e miratimit të vaksinave

Shëndeti

Variantet e reja të Covid-19/ FDA lehtëson procesin e miratimit të vaksinave

Publikuar

-

Variantet e reja të Covid-19/ FDA lehtëson procesin e miratimit të vaksinave

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për të vaksinuar më shumë se 300 milion njerëz ndaj COVID-19, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lëshuar një sërë udhëzimesh të reja, që heqin një kusht kryesor për miratimin e vaksinave.

FDA njoftoi të hënën se prodhuesit e ilaçeve nuk do të kishin nevojë të kryenin një raund të ri provash masive klinike me pjesëmarrjen e mijëra vullnetarëve për të testuar vaksinat që janë përshtatur për të mbrojtur nga variante të reja të koronavirusit. Agjencia tha se kompanitë mund të testojnë efikasitetin e vaksinave të përshtatura përmes një procesi të ngjashëm të përdorur për vaksinat vjetore të gripit.

Procesi përfshin dhënien e vaksinës të përshtatur një grupi të vogël vullnetarësh dhe krahasimin së aftësisë së saj imunizuese me atë të versionit origjinal. Studiuesit mund ta testojnë variantin e ri të vaksinës si një dozë të pare ose dozë përforcuese për ata që janë vaksinuar tashmë.

Kompanitë farmaceutike po punojnë për të rishikuar vaksinat e tyre për të variantet e reja të koronavirusit që janë identifikuar në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut, që mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinave ekzistuese.

LEXO EDHE:  Silva Bino: Vaksina i duhet edhe personave që e kanë kaluar Covid-19

Udhëzimet e reja të FDA-së u lëshuan në të njëjtën ditë kur në Shtetet e Bashkuara numri i të vdekurve nga COVID-19 e kaloi shifrën 500,000, më i larti mes gjithë vendeve.

Por ky bilanc tragjike vjen ndërsa vendi duket se po shënon një kthesë në luftën kundër koronavirusit: numri mesatar i infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19 ka rënë që nga kulmi i tij në fillim të janarit, ndërsa shpërndarja e vaksinave dhe injektimi i tyre po rritet gradualisht pavarësisht nga një mungesë fillestare e vaksinave dhe stuhisë së fundit të borës që goditi pjesën më të madhe të SHBA-së këtë muaj, e cila shkaktoi një vonesë disa ditëshe në transportin e vaksinave./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

Vaksina ruse/ Mjeku shqiptar në Itali: BE e ka të vështirë të pranojë produkte që prodhohen jashtë saj

Publikuar

-

Nga

Vaksina ruse/ Mjeku shqiptar në Itali: BE e ka të vështirë të pranoj produkte që prodhohen jashtë saj

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci në një lidhje me “Repolitix” ku po flitet për pandemin,  tha se vaksina ruse është efikase dhe se nuk është koha për gjeo-politikë por ajo duhet të pranohet edhe nga vendet e BE.

Sipas tij Sputnik-V mund të përdoret me sukses dhe se EMA dhe FDA mund ta miratojnë pasi efektshmëria e saj është mbi 90 %.

“Italia po mendon seriozisht si shumë shtete për të patur akses edhe në atë ruse. Italia ka dërguar dy specialistë në Moskë për të parë ecurinë me këtë vaksinë. Kjo ka një efektivitet mbrojtje mbi 90 %  dhe mund të pranohet edhe nga EMA dhe FDA.  Problemi është se çdo gjë që prodhohet  jashtë BE është pak e vështirë që ta pranojnë vendet brenda unionit. Duke pasur pak vaksina në dispozicion vaksinimi po vazhdon me shumë ngadalë dhe po studiohen të dhënat e Sputnik-V dhe nuk është momenti të bëjmë gjeo-politikë, pasi fillimisht e panë si arrogancë të Putin, dhe flitej se nuk ishte efektive, por në fakt kjo vaksinë është shumë efikase dhe mund të përdoret me sukses“, tha Troci./CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Procesi i vaksinimit/ Mjekja: Gjermania i ka kthyer sytë nga Kina dhe Rusia

Publikuar

-

Nga

Procesi i vaksinimit/ Mjekja: Gjermania i ka kthyer sytë nga Kina dhe Rusia

Mjekja, Aurora Dollenbeg tha se Gjermania po ecën me ritme të ngadalta të vaksinimit dhe se çështjet teknike të lindura me vaksinë Pfizer ka bërë që autoritetet gjermane të shqyrtojë  mundësinë e vaksinës ruse apo saj kineze. Megjithatë tha Dollenberg vaksina ruse Sputnik-V ka më shumë prioritet për t’u pranuar.

“Kryesisht po shohim drejt vaksinës ruse, ata janë partnerët tonë më të afërt edhe në ekonomi. Problemi është se popullata po vaksinohet shumë ngadalë dhe Me Pfizer kanë dalë çështje teknike pasi ajo nuk mund të ruhet në frigoriferë më shumë se 5 ditë.

Si ajo ruse dhe saj kineze, janë të dyja alternativat ne diskutim, por prioritet ka ajo ruse. Edhe për faktin se efektet e saj janë më të njohura dhe efikasitetin më të lartë. Pavarësish se EMA dhe FDA ende si ka certifikuar, ata kanë dalë në treg dhe kanë patentën e tyre”, tha Dollenberg në “Reopolitix”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Në 14 muaj do vaksinohet e gjithë popullsia”/ Alimehemeti: Periudhë shumë e gjatë, dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë situatën

Publikuar

-

Nga

“Në 14 muaj do vaksinohet e gjithë popullsia”/ Alimehemeti: Periudhë shumë e gjatë, dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë situatën

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka folur në lidhje me situatën e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, se për 14 muaj do të vaksinohet e gjithë popullsia, Alimehmeti, tha se kjo është një peirudhë shumë e gjatë, ndërkohë që do të ishte më mirë që vaksinimi të bëhej për 6-9 muaj, pasi sipas tij dimri i ardhshëm mund ta përkeqësojë situatën.

“14 muaj në fakt është një kohë tejet e gjatë, gjithë ideja në këtë  moment është që të shkurtojmë kohën në çfardo lloj mënyre që do të jetë e arsyeshme nuk ka pse të shohë vetëm një kandidat vaksinash, kemi disa. E vërtet që kryeministri ka thënë 14 muaj, tashmë një muaj ka kaluar nga ajo deklaratë, kështu që bëhen 13, por megjithatë në këtë periudhë kemi dimrin tjetër ndërmjet. Dimri siç e pamë shumë qartë është periudha më e keqe e mundshme për ktë lloj virusi, kështu që atij dimri të ardhshëm ne duhet t’i dalim përpara. Skenari që do të preferonim të dëgjonim do të ishte diçka që ka të bëjë me 6 deri në 9 muaj, pasi 14 do të thotë të kapërcehet edhe dimri i ardhshëm dhe mund të jetë problematike kjo periudhë”, tha  Alimehmeti ne Faxnews./CNA.al

LEXO TE PLOTE