Connect with Us

Vaksinimi anti Covid/ Manastirliu: Të moshuarit mbi 80 vjeç do të lajmërohen nga mjekët e familjes

Sociale

Vaksinimi anti Covid/ Manastirliu: Të moshuarit mbi 80 vjeç do të lajmërohen nga mjekët e familjes

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e personelit shëndetësor në Qendrën e Vaksinimin në Stadiumin ‘Air Albania’.

“Sot po vaksinohen në Arenën Kombëtare më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të Urgjencës Kombëtare, mjekë të familjes, të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, të disa spitaleve rajonale e bashkiake. Vijon vaksinimi jo vetëm në Arenën kombëtare, por gjithashtu edhe në polet e vaksinimit që ne kemi hapur në qyete të ndryshme siç është Shkodra, Vlora, dhe së shpejti Berati si edhe Korça”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se po intesifikohen ritmet e vaksinimit, me qëllim përmbylljen sa më parë të vaksinimit për bluzat e bardha.

“Kemi ambicien për të përfunduar vaksinimin qoftë të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve, ata që janë në linjën e parë, por gjithashtu edhe për të vijuar në mënyrë instesive dhe për të përfunduar sa më shpejtë vaksinimin e mjekëve të familjes dhe të infermierëve kudo në sistemin tonë shëndetësor”, theksoi Manastirliu.

Duke i konsideruar si prioritet, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se, sipas planit të vaksinimit do të vijojë edhe vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç, me planifikim nga mjekët e familjes.

LEXO EDHE:  “Të shtruar në Infektiv edhe të rinj me simptoma të rënda”/ Apeli i fortë i Manastirliut

“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës por edhe sipas sëmunshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80 vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Insitutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar. Deri tani janë vaksinuar 5612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë, ndërsa 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Gjithashtu janë vaksinuar 461 të moshuar dhe staf që kujdeset për ta. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 6728 vaksina antiCOVID-19, ndërsa sot pritet të kryhen rreth 1,000 vaksina në të gjithë vendin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinotpikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndrësa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

LEXO EDHE:  Firmoset kontrata/ Gati fillimi i punimeve për Kirurgjinë në QSUT

LEXO EDHE:  Firmoset kontrata/ Gati fillimi i punimeve për Kirurgjinë në QSUT

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 12°C

zonat e ulëta -2°C deri në 18°C

zonat bregdetare 3°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Qytetarët kanë frikë të vijnë në spital”/ Brataj: Rastet janë në rënie, nuk jam dakord me lockdown-in

Publikuar

-

Nga

Kufizimi i lëvizjes/ Brataj shpjegon masat e reja, pse u vendos mbyllja në 20:30

Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj u shpreh se nuk është dakort me masat e vendosura të Covid-19.

Sipas tij ka ulje të rasteve të të infektuarve si dhe situata është e menaxhueshme.

“Rastet janë gjithmonë dhe në rënie pranaj unë nuk jam dakort me lockdown-in si dhe me masat e tjera të vendosura. Sot janë rreth 600 raste të reja, pra numri është gjithmonë e në rënie”, u shpreh Brataj.

Brataj u shpreh se qytetarët kanë frikë të shkojnë në spital pasi besojnë teoritë që në spital nuk marrin shërbimin e duhur si dhe lihen pas dore.

LEXO EDHE:  Çadrat e ngritura tek Trauma/ Fillon funksionimi, ja për çfarë do shërbejnë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Përfaqësuesja e OBSH takim me Manastirliun

“Shumica e personave të prekuar nga Covid-19 vijnë me vonesë në spital. Ata kanë frië të vijnë në spital pasi u besojnë teorive që në spital nuk merr kujdesin e nevojshëm dhe se lihesh pas dore. Situata të tilla edhe kanë ndodhur por nuk ka spital perfekt”– u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE