Politikë
Sondazhi- Peleshi ministri më i vlerësuar/ Shalsi burri më kot i qeverisë

Një një sondazh të zhvilluar nga Euronews Albania janë votuar ministrat e qeverisë Rama për performancën e tyre.
Nga gratë ministre, të rinjtë vlerësojnë më së shumti performancën e ministreve Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Belinda Balluku nga 16 anëtarët e kabinetit qeveritar.
Ogerta Manasatirliu u vlerësua më lart nga të gjithë (49.8% në total). Performanca e saj ishte më e parapëlqyera nga femrat (52%) dhe grup-mosha 25-34 vjeç (59%) ndërsa më pak u vlerësua performanca e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ndërkohë nga ana tjetër, nga burrat ministra më shumë është vlerësuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me 44.3%. Ndër ministrat më pak të vlerësuar është ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi me 29.5%.
Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.
Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%)./CNA.al