Kronika
Skandali tek “Shefqet Ndroqi”/ Lirohet infermierja dhe sanitarja e spitalit

Gjykata e Apelit ka liruar infermieren e spitalit Covid2, Sidorela Cela si edhe sanitaren e këtij spitali, Rukije Hoxha.
Mësohet se është dhënë detyrim paraqitje për Sidorela Cela dhe Rukije Hoxhën. Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koci gjykata ka vendosur mospranim ankimi.
Ndërkohë Tire Alldërvishi, sanitarja e spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa hetimet e prokurorisë zbuluan se pjesë e skemës së korrupsionit ishin dhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të cilat u vunë në pranga. /CNA.al