Connect with Us

Skandali në “Fiks Fare”/ Punonjësi i Konsullatës rreh qytetarët: Do t’ju thyej brinjët

Denoncim

Skandali në “Fiks Fare”/ Punonjësi i Konsullatës rreh qytetarët: Do t’ju thyej brinjët

Publikuar

-

Skandali në “Fiks Fare”/ Punonjësi i Konsullatës rreh qytetarët: Do t’ju thyej brinjët

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.

“Do t’ju thyej brinjët. Hajde këtu mo legen. Pse u fute këtu, dil jashtë” janë disa nga fjalët që përdor z.Renald Ndoni, Oficeri i Kontaktit i Shqipërisë në Konsullatë, ndaj një qytetari dhe qytetareje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Elona Hysa, e cila është edhe avokate në Selanik të Greqisë. Ajo thotë se është dhunuar brenda ambienteve të Konsullatës, ndërsa është tërhequr zvarrë për të dalë jashtë. Për të gjitha akuzat, ajo ka edhe regjistrime audio dhe video, ku duken pikërisht veprimet e z.Ndoni, i cili në një moment shtyn nga shkallët edhe vëllanë e denoncueses. Elona dhe vëllai i saj kanë denoncuar rastin për hetime administrative dhe penale, por prej 1 viti nuk është bërë asnjë veprim nga drejtësia shqiptare.

Të “fortët” e Konsullatës në Selanik

Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Elona Hysa, avokate shqiptare në Selanik. Ajo pohon se zyrën e ka rreth 100 metra afër Konsullatës Shqiptare në Selanik. Përveç avokatisë, ofron edhe shërbime përkthimi, noterizimi, aplikime pasaportash. Konsullata ndodhet në një qendër tregtare, ndërkohë që avokatja caktoi vëllanë e saj, Elson Hysa, në hyrje të godinës që të reklamonte zyrën. Pohon se nga puna klientela iu rrit. Ajo pohon se në adresë të zyrës së saj kanë filluar shqetësimet e para që kanë filluar në fund të vitit 2019 e deri në ditët e sotme nga të “fortët” e Konsullatës në Selanik. Ajo pohon se kanë tentuar në çdo mënyrë për ta larguar vëllanë e saj që qëndronte në katin 0 të qendrës tregtare.

Sipas saj, në datën 14 shkurt 2020, konsulli Arqile Sote, bashkë me një person tjetër e kanë akuzuar vëllanë e saj se nxjerr pasaporta false dhe e kanë kërcënuar se do t’i mbyllte zyrën. Ajo thotë se ka shkuar në zyrën e Konsullit, por ai e ka nxjerr jashtë. Më tej pohon se në datën 24 shkurt 2020, punonjësi i konsullatës, i zyrës së kontaktit, z.Ronald Ndoni iu afrua vëllait dhe i kërkoi të largohet menjëherë nga vendi ku qëndronte. “E shtyu atë nga krahët dhe kur vëllai refuzoi të largohej ai e kërcënoi duke i thënë ‘po hajde mo legen se do t’i thyej brinjët’. ‘Akoma këtu je, do të hedh nga shkallët e do t’i thyej brinjët’. Ashtu dhe bëri” thotë Hysa. Ajo i vuri në dispozicion redaksisë së emisionit “Fiks Fare” një video, ku dukej z.Ndoni teksa ofendonte dhe shtyu qytetarin nga shkallët.

“Dil që këtuuuu”, si u dhunua qytetarja në Konsullatë

Pas dhunës ndaj të vëllait, denoncuesja shkoi fillimisht në policinë greke dhe më pas në Konsullatën Shqiptare për t’u sqaruar me z.Renald Ndoni. Ajo futet normalisht brenda zyrave dhe i kërkon këtij personi që të dalë te dera dhe të sqaroheshin, pasi policisë greke nuk i lejohej. Pohon se lajmëroi punonjëset se do të futej brenda dhe shkoi te zyra e z.Ndoni. Thotë se sapo e pa, filloi t’i bërtiste. “Sa më pa filloi të më bërtiste dhe të më thoshte ‘kush të la ty të futesh brenda, dil jashtë’ dhe toni i tij ishte i lartë dhe zëri i egër. Ai në këtë moment është ngritur nga vendi ku ishte, ka ardhur drejt derës dhe më kapi mua nga krahët, njëkohësisht më goditi në faqen e majtë me grushte. Ai pas kësaj më ka përplasur në muret e korridorit të Konsullatës dhe më shqelmoi duke u munduar të më nxjerrë jashtë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Abuzimet me metadonin, përdoruesit e shesin

Unë në gjendje shokuese dhe pa ndihmë, kam bërtitur dhe ulëritur duke kërkuar ndihme policisë greke që ndodhej jashtë derës të Konsullatës ” thotë ajo. Në regjistrimin e bisedës ndodh pikërisht ajo çka denoncoi Elona, teksa fillimisht ajo përshëndet z.Ndoni. Ky i fundit, i kërkon llogari me zë të lartë se kush e lejoi të futej brenda. Më pas, i bërtet fortë dhe e kërcënon. Elona bërtet dhe kërkon ndihmë, fillimisht te punonjësit e Konsullatës dhe më pas drejt policëve grekë. Por, këta të fundit nuk ndërhynë, pasi ngjarja ishte brenda “territorit shqiptar”. Elona pohon se pas kësaj ngjarje humbi ndjenjat. Ka shkuar në spital me ambulancë dhe ka qëndruar atje 10-11 orë. Ka edhe raportet mjekësore dhe fotografitë, ku në njërën prej faqeve duket një shenjë e zezë.

Hetime në dy shtete, asnjë “përgjegjës”

Ngjarjet në seri brenda dhe jashtë Konsullatës Shqiptare në Selanik janë hetuar në Greqi dhe Shqipëri. Por, 1 vit pas ngjarjes, ende nuk kemi asnjë informacion se kush janë përgjegjësit. Denoncuesja thotë se ka lajmëruar të gjithë zyrtarët, që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm si dhe me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ka bërë edhe një kallëzim penal në fund të muajit shkurt 2020, por deri më tani s’ka marrë asnjë informacion. Pohon se vetëm sa e kanë marrë në pyetje dy ditë pas ngjarjes në Selanik, ku kanë shkuar dy OPGJ, dhe nuk është lajmëruar për vijimin e hetimeve. Ndërkohë, nga ana administrative, ndaj z.Ndoni jo vetëm që nuk u mor asnjë masë administrative, por atij iu zgjat edhe emërimi. Pra, u riemërua.

Fiks Fare tentoi të merrte një informacion edhe nga Konsullata Shqiptare në Selanik, madje edhe nga z.Renald Ndoni. Konsullata nuk pranoi të jepte një shpjegim, ndërsa kontaktuam edhe me z.Ndoni. Edhe ky i fundit nuk pranoi të jepte intervistë apo shpjegime për ngjarjen, pa marrë leje më parë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit.

Emisioni investigativ ka mësuar se Konsullata dhe z.Ndoni kanë bërë kallëzim ndaj avokates Elona Hysa me akuzat e dhunimit të institucionit dhe goditje për shkak të detyrës. Sipas një dokumenti, z.Ndoni është ekzaminuar nga një ekspert mjekoligjor, i cili shkruan se “personi ka disa çjerrje”. Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Korçës dhe e Elbasanit./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Denoncim

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid/ Më japin vetëm një panine, s’ka një pikë ujë ta lag buzët

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid/ Më japin vetëm një panine, s'ka një pikë ujë ta lag buzët

Emisioni “Stop” publikuar një video ku tregohet se si trajtohet një pacient në një nga spitalet Covid.

Duke komunikuar me familjarët, ai thotë, se nuk i kanë dhënë për të ngrënë. Sipas denoncuesit, i cili komunikon me mbesën, stafi e ka ushqyer me një panine gjithë ditën edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilaçet e rënda.

Pacienti: Më japin pak qumësht edhe..

Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht?

Pacienti: Për ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë?

Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!

LEXO EDHE:  Video-Fiks Fare paralajmëron skandalin/ Zbulohet mashtrimi i Aluiznit me pronat

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Arkëtarja përvetëson pagesat e kontributeve

Pacienti: I thashë moj, i thashë edhe atë.

Familjarja: Mirë o daja, mos u mërzit, mos u lodh, se do të marr prapë pastaj!

Pacienti: Hajde natën!

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Rrezikon mjekimin se nuk i japin rekomandim, mjekja e familjes: Fajin e ka sistemi!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Rrezikon mjekimin se nuk i japin rekomandim, mjekja e familjes: Fajin e ka sistemi!

Qytetari Spiro Gega nga fshati Libonik i Maliqit ankohet në emisionin Fiks Fare se mjekët po i rrezikojnë jetën.

Kjo për shkak të vetëm një rekomandimi që mjekja e familjes nuk ja lëshon. Z. Spiro Gega me këtë rekomandim të lëshuar nga mjekja e familjes duhet të paraqitet për të marrë ilaçet e nevojshme siç është insulina për një diabetik tek mjekja specialiste.

Gjithashtu këtij të sëmuri prej kohësh nuk i plotësohet as dosja e kempit. Për Fiksin i revoltuar ai thotë se nuk ka më shpresë për zgjidhjen e problemit! Duke theksuar se nuk po i kërkon asgjë më tepër këtij shteti përveçse atë që i takon.Dokumentin për kempin dhe mbi të gjitha ilaçet të cilat e mbajnë gjallë në jetë.Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë mjeken e familjes të Z.Spiro që është edhe hallka e parë e këtij problemi përsa i përket lëshimit të rekomandimit.

Mjekja thotë për Fiksin se rekomandimin e ka të pamundur ta bëjë,  sistemi nuk ja lejon, pasi mjeku endokrinolog dhe neurolog në poliklinikën e specialiteteve nuk kanë asnjë datë të lirë.Gjithashtu ajo thotë se ky problem është prej disa javësh madje apo  muaj dhe e vuajnë shumë pacientë të tjerë.Sipas mjekes të familjes dijeni ka edhe njësia vendore e kujdesit të shëndetit, por kurrë nuk kanë dhënë një përgjigje për problemin e adresuar.

Fiksit mjekja e familjes i vendos në dispozicion edhe fletoren ku mban të shënuar të gjithë persona që nuk mund t’i referojë për tek mjeku specialist. Sipas saj pandemia është shkaku që krijon këtë ngërç, sepse një nga mjeket enokrinologe ka munguar prej disa ditësh në punë rrëfen mjekja e familjes për Fiksin.

LEXO EDHE:  Plas skandali në bankën më të madhe daneze/ Shefi ekzekutiv jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Abuzimet me metadonin, përdoruesit e shesin

Gazetarët për të marrë një përgjigje për problemin komunikojnë me anë të telefonit me drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë. Drejtori thotë për Fiksin se kjo situatë mund të jetë krijuar për shkak të reduktimit të mjekëve specialist nga pandemia covid 19, por që urgjencat nuk kanë mbetur pa u trajtuar.

Ndërkohë për rastin konkret drejtori shpjegon se nuk ka dijeni pavarësisht se gazetarët e Fiksit i thonë se vetë ai bën pjesë në grupin në të cilin mjekja e familjes dërgon mesazhet për problematikat. Megjithatë drejtori u kërkon gazetarëve t’i dërgojnë një kartë identiteti të pacientit për ta planifikuar menjëherë tek mjeku specialist!

Qytetari Spiro Gega i lumtur për zgjidhjen e problemit të tij ku më në fund mund të marrë ilaçet që e mbajnë në jetë falenderon Fiksin duke thënë: Shtet nuk ka shyqyr që është emisioni Fiks Fare që na zgjidh hallet tona!/ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Publikuar

-

Nga

Denoncimi në Fiks Fare/ Dhunonte gruan dhe fëmijët, fsheh pasuritë e s’paguan pensionin ushqimor

Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 vjeçe tregon se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi ish bashkëshorti i cili e dhunonte sistematiksht atë dhe vajzat nuk pranon të paguajë pensionin ushqimor. Për të dyja vajzat gjykata ka vendosur që ai duhet të paguajë çdo muaj 250 mijë lekë të vjetra. Por në dy vjet e gjysmë ai nuk ka paguar asnjë gjë.

I kanë vendosur edhe sekuestro bankare, por në bankë nuk rezulton të ketë asnjë të ardhur. Nëna bëri kallëzim për mospagesën dhe gjykata i vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra, por as kjo nuk e detyroi babain të paguajë detyrimin karshi vajzave të tij.

Nëna tregon se i rrihte të treja, me grushta dhe i përplaste kokën pas murit ndaj u detyrua të largohej edhe pse shtëpinë ku jetonin e ka ndëtuar me 15 mijë euro që i ka sjellë kur janë martuar. E gjendur para situatës kur ish bashkëshorti nuk deklaron të ardhurat, edhe pse është pronar i një lokali dhe shtëpie që i ka vendosur në emër të të atit ajo u detyrua të ankohet në Fiks Fare.

Ajo tregon se vet punon me rrogë minimale dhe është munduar të ushqejë vajzat e vetme, por në këto kushte e ka të pamundur.

Nëna e vajzave e ka regjistruar ish bashkëshortin në një bisedë ku ai pranon çdo gjë. I tregon se punon, por që nuk ka ndërmend t’i japë asnjë lekë asaj. Gjithashtu ai i thotë se është e vërtet që të kam rrahur, por e kam bërë gabimisht. Gjatë bisedës ai këmbngul që s’ka për t’i dhënë asnjë lekë deri sa vajzat të mbushin 18 vjeç.

Gjithashtu ai e pranon që kur u martuan bashkeshortja i dha edhe 15 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së tyre, por që sot nuk po e gëzon dot as ajo e as vajzat. Kjo pasi ai edhe shtëpinë edhe lokalin i ka vendosur në emër të babait të tij.

LEXO EDHE:  Plas skandali në bankën më të madhe daneze/ Shefi ekzekutiv jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Qytetarët rrëfejnë tmerrin

Bashkëpunotorja e Fiksit shkon të takojë ish bashkëshortin pranë lokalit të tij ku punon në të zezë.

Lokalin e gjen në fillim mbyllur, por banorët që janë aty e konfirmojnë që lokalin e punon vet pronari dhe për momentin nuk ndodhet. Pasi e telefonojnë ai vjen dhe pranon që e punon lokalin për dasma, vaki dhe kafe. Tregon se me situatën tani, fitimi nuk është i madh, por shtyhet. “E gjete mbyllur pasi kisha disa punë personale në qytet” pohon ai.

Lokali ndodhet në rrugë nacionale dhe shërben edhe kafe edhe guzhinë. Ai pranon që punon vetë madje ka edhe guzhiner.

Të gjitha këto biseda, vërtetojnë faktin që babai i vajzave, ish bashkëshorti dhunues nuk do që të paguajë pensionin ushqimor dhe mbi të gjitha po fsheh edhe të ardhurat edhe pasuritë që vajzat edhe ish bashkëshortja të mos përfitojnë asnjë gjë. Sipas tij kjo ishte rruga që ajo vet zgjodhi ndaj në një farë mënyrë po e penalizon, duke harruar që ato që po vuajnë janë dy vajzat e tij të mitura./tch

LEXO TE PLOTE