Connect with Us

Situata nga Covid/ Konduzi: Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Politikë

Situata nga Covid/ Konduzi: Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Publikuar

-

Situata nga Covid/ Konduzi: Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Eksperti i shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi, ka bërë një panoramë të përgjithshme situatës së pandemisë në vendin tonë.

Koduzi thekson se kosto e një familje që ka të afërmin e tyre të infektuar me COVID-19 është tepër e madhe.

Eksperti tregoi se një bombёl oksigjeni prej 8 litrash kushton 13,000 lekë dhe për 4 anëtarë duhet të vini mёnjanё rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajtimin kundër COVID-19.

“Korona virusi nuk është problemi i Shqipërisë. Rama është problemi i Shqipërisë. Për shkak të menaxhimit të dështuar të Ramës dhe qeverisë së tij, qytetarët shqiptar po vuajnë jo vetëm nga COVID-19 por edhe nga kolapsi ekonomik për shkak të çmimeve të papёrballueshme testeve dhe ilaçeve në vend.

Mijëra familje shqiptare po vuajnë jo vetëm nga sëmundja COVID-19 por edhe nga kostot e konsiderueshme që lidhen me blerjen e pajisjeve farmaceutike ose për kryerjen e testeve.

Sipas të dhënave që publikuan dje, testet diagnostifikuese arrijnë njё kosto prej 35-70 mijë lekë të reja me një mesatare prej 41 mijë lekësh. Një pjesë e madhe e pacientëve të trajtuar në shtëpi kanë nevojë jo vetëm për ilaçe, por edhe për shërbime infermierie, si dhe shërbime të furnizimit me oksigjen për pacientin, për të cilat është krijuar një treg privat.

Një bombёl oksigjeni prej 8 litrash kushton 13,000 lekë. Kostoja e shërbimit të infermierit në Tiranë ka shkuar deri në 10,000 lekë në ditë. Në rastet kur e gjithë familja është e infektuar, kostot shumëfishohen. Për 4 anëtarë duhet të vini mёnjanё rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajtimin kundër COVID-19”, shprehet Konduzi.

LEXO EDHE:  SPAK nis hetimet për maskat e skaduara/ Marrja në pyetje shtyhet për shkak të izolimit

Më tej, eksperti i shëndetësisë në PD thekson se prej tetë vitesh Rama po e mundon Shqipërinë dhe po dështon në çdo fushë, duke shtuar se në sistemin e shëndetësisë rrënimi është më i dukshëm. Sipas tij, çmimi i ilaçeve është rritur dhe në këto kohë të vështira shumë shqiptarë nuk kanë mundësi të kurohen.

“Sipas statistikave botërore, 10% e njerëzve të prekur nga Covid kanë nevojë për kujdes spitalor. Shkalla e shtrimit në spital në Shqipëri është vetëm 3%, që sugjeron që një numër i konsiderueshëm i pacientëve qëndrojnë në shtëpi, kur ata duhet të shtrohen në spital. Prej 8 vitesh Rama po e mundon Shqipërinë dhe po dështon në çdo fushë. Në ekonomi, në politikën e jashtme, në emigrim. Po ashtu në fushën e shëndetësisë.

Njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë kanë nevojë për ilaçe që janë shumë të shtrenjta sepse Rama nuk i ka ulur çmimet e ilaçeve. Çmimet e barnave janë rritur vetëm gjatë 8 viteve tё fundit. Rama dhe qeveria e tij nuk mund të vazhdojnë të menaxhojnë këtë krizë sepse ata kanë dështuar në gjithçka që kanë bërë në 8 vitet e fundit”, u shpreh Koduzi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Përplasja SHBA-Kinë për origjinën e Covid-19/ Trump bën një tjetër paralajmërim të fortë

LEXO EDHE:  Përplasja SHBA-Kinë për origjinën e Covid-19/ Trump bën një tjetër paralajmërim të fortë

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Përplasja SHBA-Kinë për origjinën e Covid-19/ Trump bën një tjetër paralajmërim të fortë

LEXO EDHE:  SPAK nis hetimet për maskat e skaduara/ Marrja në pyetje shtyhet për shkak të izolimit

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  Vasili thumbon Ramën/ “S’ke faj ti! Fajin e kanë ata që të tregojnë preshin”

LEXO EDHE:  I infektuar prej disa ditësh me Covid/ Altin Goxhaj i nënshtrohet testit të dytë, avokati ndan përgjigjen

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE