Connect with Us

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj merr dozën e parë të vaksinës

Sociale

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj merr dozën e parë të vaksinës

Publikuar

-

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka marrë sot dozën e parë të koronavirusit .

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga momenti ku mjeku merr dozën e vaksinës në stadiumin Air Albania. Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.

Ndërkohë Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Moti për javën e ardhshme/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinotpikanët për nesër

Java e ardhshme pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe, me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell.

Priten reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njejti mot vijon edhe ditën e martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.

LEXO EDHE:  “Nuk janë manipuluar shifrat”/ Kalo: Tek ne ka ndodhur një raport që nuk e ka bota

LEXO EDHE:  "Palaço që helmojnë miletin"/ Mjekja: Lutuni për frymë kur të vini në spital

Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte, dy ditë të cilat parashikohen me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore në ditët me reshje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

Dita e sotme parashikohet të ketë  mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familjarë që rrezikojnë infektimin nga Covid-19/ Spitali i Durrësit lejon vizitat

Publikuar

-

Nga

Covid-19 ka bërë që në të gjitha qytetet e Shqipërisë spitalet të jene të mbushura plot e përplot me të sëmurë.

Qyeteti i Durrësit paraqitet në gjendje më të qetë përsa i përket situatës nga Covid-19. Ajo që mbetet shqetësuese është shëndeti i të afërmve të të sëmurëve, pasi spitali i lejon lirisht vizitat. Familjarët me ushqime nëpër duar në praninë e kamerave nuk lejohen të hyjnë, por Fax News ka vëzhguar se sapo të largohet kamera ata hyjnë dhe dalin si të ishte një repart i zakonshëm.

Bëhet me dije se në spitalin rajonal të Durrësit janë 57 pacientë të shtruar, 6 prej të cilëve ndodhen në reanimacion. Që prej fillimit të pandemisë në të gjitha spitalet, jo vetëm në Shqipëri, pacientët nuk lejohet që të vizitohen nga familjarët e tyre, pasi përbëjnë rrezik për infektim./CNA.al

LEXO TE PLOTE