Politikë
Rama vë “pikat mbi i”/ Bizneset e mëdha që duan ulje taksash të mos votojnë për ne

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë konferencës me gazetarët për taksën progresive dhe taksën e sheshtë.
Rama u shpreh i vdenosur se kush nga bizneset e mëdha pret që të ulen taksat e tyre, nuk duhet të votojnë për PS-në pasi nuk ka për të ndodhur.
“Tatimi progresiv mbi pagën e individëve ka pasur një rënie në momentin e parë, pastaj ka ardhur vetëm në ngjitje. Meqënëse predikohet se me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë. Taksa e sheshtë godet ata që fitojnë më pak. Ju që jeni në ekran do paguani më shumë se sa pronarët tuaj. Taksa e sheshtë është pë rata që fitojnë më shumë dhe në mbështetje të tyre dhe goditje pë rata që fitojnë më pak. Ata që fitojnë më pak janë 97 %. Taksa progresive mbështet më shumë ju se sa ata. Ne nuk do rrisim taksën për biznesin e madh por as nuk do e ulim. Çdo biznes i madh që do ulje takse mos të na votojë” tha Rama./CNA.al