Connect with Us

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Lacio dhe Bajern

Sport

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Lacio dhe Bajern

Publikuar

-

Një tjetër sfidë me interes të madh është dhe ajo në “Olimpiko” të Romës midis Lacios dhe Bajern Mynihut. Kampionët e Europës janë favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, edhe vuajnë mungesat e Gnabrit, Pavard dhe Myler. Në kampin lacial, është grumbulluar pas një mungese të gjatë, portiere i Shqipërisë Tomas Strakosha.

Strategët Inzagi dhe Flik kanë përzgjedhur lojtarët që do të zhvillojnë sfidën në Romë. Dy sulmuesit më në formë të të dyja skuadrave, Imobile dhe Levandovski janë titullarë. Ky takim është dhe një sfidë personale mes “Këpucës së Artë të sezonit të kaluar” dhe “bomberit” polak.

Musiala do të bëjë parterin e Xhoshua Kimishit në mesfushë, ndërsa Leroi Sane do të aktivizohet në krahun e djathtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Juventusi po vjen, mposht Spezian dhe afrohet me kreun

Publikuar

-

Nga

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Specian me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Bardhezinjtë marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 më pak se Interi kryesues.

Për të kaluar te ndeshja, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili  1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Kieza për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon.

Megjithatë ndeshjen e vulosi Kristiano Ronaldo, i cili pasi ishte ndalur te shtylla në pjesën e parë, në minutën e 89’, shfrytëzoi në maksimum një asist të Bentakur, për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi zyrtar për ndeshjen Lazio-Torino

Publikuar

-

Nga

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio – Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

“Granata” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjajshëm më atë të Juventus – Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret

Publikuar

-

Nga

Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me variantin britanik, i bënë autoritetet të mos bënin ndonjë lëshim, ndaj edhe Torino nuk u paraqit sot në ndeshjen me Lazion në Romë.

Takimi Lazio-Torino ishte parashikuar të niste në orën 18:30, por që tashmë i takon federatës italiane të futbollit që të vendosë për këtë sfidë…, me institucionin e futbollit që ka kërkuar që sfida të luhet.

Pas ndeshjes me Sasuolon, kjo është ndeshja e dytë që Torino nuk zbret në fushën e lojës.

LEXO TE PLOTE