Connect with Us

Profilet/ Kush janë kandidatët për deputet për Tiranën që prezantoi Topalli

Politikë

Profilet/ Kush janë kandidatët për deputet për Tiranën që prezantoi Topalli

Publikuar

-

“Lëvizja për Ndryshim” ka prezantuar sot kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar skuadrën e saj për kryeqytetin. Listën me kandidatët për deputetë, Topalli e ka cilësuar si më e mirë në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetë të tillë të ulen në Parlament.

Mes emrave, tha Topalli, janë mjek, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.

Robert Çitozi.

Pedagog ne Universitetin e Sporteve te Tiranes. Qe nga viti 2015, Profesor i Asociuar.
I specializuar ne disa vende te botes ne fushen e dietologjise sportive. Autor i disa librave e teksteve universitare. Kerkues shkencor me mbi 30 studime te botuara ne revistat me prestigjioze te sportit. Ish prezentator televiziv dhe menaxher i suksesshëm ne disa kompani te medha ne vend.

Fleino Mozali
I diplomuar ne vitin 2011 ne Universitetin e Padoves ne Shkenca politike, Histori dhe politike nderkombetare. Master ne studime Europiane universiteti i Tiranes viti 2012. Pedagog ne Universistetin Aleksander Moisiu Durrës 2016-2017. Aktualisht sipermarres ne fushen Imobiliare dhe te Restauracionit.

Meri Lalaj, lindur në Pogradec.
Ka kryer studimet e larta dhe eshte diplomuar Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze si edhe e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Ka punuar ne arsim deri sa i internuan bashke me burrin dhe e detyruan te punoje në Minierën e Manzës ku ka bere punë të veshtira.
Ka botuar disa libra 3 romane, 2 libra me poezi, 2 me tregime, 3 monografi. Ka botuar 4 libra te përkthyer dhe ka 2 të tjerë në proces. Edhe sot Meri Lalaj vazhdon te botoje në shtypin e përditshëm dhe vazhdon punen duke redaktuar libra.

Stela Jakova
Me titull Doktor i Shkencave Ekonomike,
Ka studiuar ne Bukuresht per Finance Banke, Vlera Bursash, Master Finance Publike. Gjithashtu ka perfundur dhe PhD ne fushen e Finances per Politikat Fiskal-Buxhetore dhe Tregjet e Kapitalit ne Akademine e Studimeve Ekonomike ne Bukuresht.
Ka 9 vite eksperience ne tregun e punes ne Shqiperi dhe jashtë vendit ne fushen e Finances dhe Menaxhim Biznesit dhe aktualisht punon ne fushen e Menaxhim Biznesit ne tregun privat, jashte Shqiperise.

Lorenc Radovani
Ka përfunduar studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve – Tiranë në vitin 1984 në degën e muzikës, specialiteti violinë. Në periudhën 1984 – 1990 ka punuar mësues në shkollën e mesme Artistike “Prenkë Jakova” – Shkodër dhe nga viti 1991 e deri sot, punon pranë Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve – Tiranë) ku jep lëndën violinë speciale në të dy nivelet e studimeve (Bachelor dhe Master). Si pedagog e violinist ai ka bashkëpunime me shumë artiste shqiptar dhe të huaj, duke i shtrirë eksperiencat e tij profesionale, kualifikuese e të punës në disa vende të Evropës dhe Amerikës. Artist me veprimtari të gjerë koncertore duke performuar me të gjitha orkestrat e institucioneve qendrore artistike shqiptare si dhe disa orkestra të huaja. Gjatë karrierës së tij ka realizuar edhe një numër të konsiderueshëm regjistrimesh audio vizive. Ka anëtarësime në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe në “North America Federation of Musicians”. Dy here fitues i çmimeve të para në konkurset kombëtare të instrumentistëve për vitin 1982 dhe për vitin 1983. Në 2007 është shpallur “Instrumentisti i Vitit” nga Akademia “Kult”. Nga viti 2013 mban titullin “Profesor”.

Elida Hoxha është rritur në Fier dhe ka mbaruar shkollen e mesme “Janaq Kilica” në Fier në 1979. Në vitin 1984 diplomohet si matematikane (Kursi Matematikë special) në Universitetin e Tiranës. 1985-1987 punon si matematikane në Kombinatin e Drurit Shkodër. Në vitin 1987 emerohet si pedagoge në Universitetin e Shkodrës ku punon për 20 vjet. Gjatë këtyre viteve ajo I është përkushtuar punës akademike dhe shkencore dhe në vitin 1997 fiton gradën shkencore “Doktor I Shkencave” në Matematikë. Në vitin 2001 fiton titullin “Profesor I Asociuar”. Gjatë këtyre viteve ka qënë përgjegjse e zgjedhur e Departamentit të Matematikës në Universitetin e Shkodrës (2001-2007) si edhe anëtare e Këshillit të Fakultetit, anëtare e Senatit Akademik të Universitetit.
Gjithashtu në kuadër të programeve TEMPUS ka qënë për specializim në Universitetin “Mari e Pier Kyri”, Paris 6 dhe në Universitetin e Barit, Itali.
Në vitin 2007 është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave të Arsimit të Lartë, detyrë që e mban deri në fund të vitit 2009, periudhë gjatë së cilës në kuadër të reformës në arsimin e lartë, u implementua Procesi I Bolonjës në Shqipëri si me ndryshimin e ligjit mbi arsimin e lartë, futjen e maturës shtetërore, dhe përqasjen e strukturës së organizimit të studimeve sipas procesit të Bolonjës (3+2+3), hartimin I strategjisë së Arsimit të Lartë për periudhën 2007-2013 dhe ngritjen dhe funksionimin e strukturave për sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë. Që nga viti 2009 është pedagoge në Departamentin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Në vazhdim të punës kërkimore fiton titullin “Profesor Doktor” në vitin 2016. Gjithashtu, ajo ka qënë e angazhuar si pedagoge e ftuar ne universitete të tjera brenda vendit dhe ne universitetin Malit të Zi dhe në atë të Prizrenit.
Gjatë gjithë karrierës së saj akademike ka një sërë botimesh jo vetëm shkencore por edhe tekste universitarë dhe tekste të matematikës së shkollës së mesme.

Francesca Memia

Franceska Memia pasi mbaron me rezultate te shkelqyera Gjimnazin profesional Psiko-pedagogjik Urbania Itali ,fiton te drejten per te ndjekur studimet ne universitetin me emer te Urbinos per Shkenca Edukim Social Pedagogjik.Gjithashtu ka fituar te drejten te jete kordinatore ne fondacionin Save the children, bashkepunon me disa organizata joqeveritare per te drejtat e femijeve.
Njohese shume e mire ne gjuhet Italisht ,Anglisht.

Leke Negri ,
Pas përfundimit të Liceut Artistik Jordan Misja vazhdon studimet e larta në Universitetin e Arteve ,dega Muzikë Tirane . Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera ne vitin 2000 ,fillon punë si solist në Orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit .
Në të njëjtën kohë punon edhe si pedagog në degën trombë , muzikë dhome në Universitetin e Arteve.
Përveç aktivitetit intensiv me orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, Leke Negri ka drejtuar edhe master class në Itali, Francë, Hungari, etj.
Pjesmarrës në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit me orkestrën Filarmonike të mesdheut Bosnjë, Romë, dhe orkestrën e Radio televizionit Shqiptar . Takimi i teatrove në Marsejë ku luan si solist muzikën e eventit së bashku me muzikantë të shquar shqiptarë dhe francezë.
Gjithashtu është fitues I çmimit të parë në Jazz Festival Albania.
Kordinator në disa koncerte bamirësie organizuar nga Caritass Albania .
Negri jep kontributin e tij kordinator (perkthyes spanjisht ) në organizatën Ndërkombëtare UNOPS për Trashëgiminë Kulturore. Gjithashtu solist ne bandën muzikore Top channel . Njohes i mire i gjuhes Italiane ,Angleze dhe Spanjolle

Arben Basha

Lindur në vitin 1964. Diplomohet për instrumentin e kontrabasit në vitin 1987 në I. L. Arteve Tiranë. Emërohet as/ pedagog i klasës së kontrabasit. në vitin 1988. Ka kryer disa kurse dhe ëork-shops ku mund të veçojmë: specializim për Muzikë Dhome në Suedi (1993), leksione prane profesorit te Konservatorit Superior të Parisit J. Marc Rollez, (Francë -1995), specializim metodologjik në konservatorin “N. Piçini” Bari, (Itali – 2001).
Me nje experience pedagogjike 33 vjecare, ai është hartues i programeve dhe syllabus-eve për ciklin e parë dhe të dytë për specialitetin e kontrabasit si dhe botues i librave didaktike për instrumentin e tij.
Është instrumentist aktiv i jetës koncertore në Shqipëri dhe jashte saj.
Aktualisht është titullar i klasës së kontrabasit në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe mban titullin “Profesor”.

Joniz Osmanagaj
Nga 2002-2012 shkollohet ne Itali, Ku mbaron Bachelor dhe 2 Master ne Fushen e Multimedia ne qytetet e Perugia dhe Firenze.
Eksperiencat e para profesionale i ka ne Firenze. Në 2010 transferohet në Tiranë ku eksperiencat e tij konsolidohen duke punuar me klientë si USAID, UNDP, FSHF, EXPOCITY, FIAT, JEEP, Corriere della Sera, La Repubblica, La Nazione, etj…
Në vitet e fundit ai udhëton shpesh drejt Neë York, SHBA dhe aktualisht bashkëpunon me disa kompani financiare si Multimedia Specialist.
Jonizi gjithashtu është dhe partner në biznes në Tiranë.
Flet rjedhshëm Italisht, Anglisht dhe ka njohuri të mira te Spanjishtes dhe Serbo-Kroatishtes

Prof.Dr Polikron Pulluqi

Pas perfundimit te studimeve ne mjekesi dhe specializimit ne hematologji ka zhvilluar specializime pasuniversitare te shumta ne Londer,Usa etj Ka mbrojtur doktoraturen ne hematologji ne fakultetin e mjekesise dhe ka nje eksperience profesionale prej 35 vitesh si mjek hematolog Eshte pedagog ne fakultetin e mjekesise ne hematologji,ne mjekesine e familjes dhe mjekesine interne,gjithashtu pedagog ne departamentin e mjekesise se familjes me pasuniversitaret
Eshte gjithashtu anetar i shoqates europiane te hematologjise.

Genadi Mero bashkëthemelues i Lëvizjes për Ndryshim ka filluar karrierën e tij universitare në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të mire” në Tiranë në drejtimin “Mjeksi dhe Kirurgji”. Në vitin 2012 përfundon ciklin e studimit duke u diplomuar me 110 Cum Laude. Pasi kalon me sukses provimin e shtetit në Romë, merr licencën për ushtrimin e profesionit të Mjekut në Itali në vitin 2013, në Shqipëri në vitin 2014 si dhe në Gjermani në vitin 2015.
Aktualisht punon në Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në “St. Bernhard Hospital” në Kamp Lintfort të Gjermanisë ku dhe është koordinator i programit të zhvillimit dhe implementimit të Inteligjencës Artificiale në kirurgjinë abdominale, një bashkëpunim me “Microsoft” dhe “Apoqlar”.

Daniela Kavaja

Bachelor dhe Master te perfunduar ne Rome, “Sapienza” ne “Progettazione architettonica e urbana”. PhD. Ne Sapienza “teoria e progetto”, 2017. Nga 2017 punon pedagoge ne Tirane ne degen e Arkitektures, ku eshte e perqendruar ne fushen e Historise se arkitektures dhe Restaurimit arkitektonik /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Publikuar

-

Nga

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmjen e sotme për partinë G99, që lindi nga lëvizja Mjaft.

Veliaj e cilësoi G99-ën si dështim spektakolar, ndërsa tregoi se partinë e quajti G99 pasi ishin 100 veta dhe njëri prej tyre mungoi.

Socialisti deklaroi në emisionin “Dola te Ola” se për të ia vlen si eksperiencë pavarësisht se provoi dështimin.

Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.

E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë. Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Publikuar

-

Nga

Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Me rastin e 7 Marsit, ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka takuar sot një mësuese në zonën e Kavajës, ku edhe kandidon për deputete.

Duma thotë se të gjithë prindërit që sakrifikojnë për arsimimin e fëmijëve dhe kanë vëmendjen në zhvillimin e tyre meritojnë respekt.

Demokratja ka publikuar një video nga takimi me mësuesen dhe deklaron se të gjithë mësuesit janë familje e dytë për nxënësit.

Shpresojmë dhe ëndërrojmë të ecin përpara, i shohim nxënësit tanë me merakun se si do t’ja dalin në jetë”.

Respekt për të gjithë prindërit që sakrifikojnë për arsimimin e fëmijëve dhe kanë vëmendjen në zhvillimin e tyre.

Pavarësisht mundësive, shqiptarët kanë shkrirë gjithçka që të arsimojnë fëmijët. Mirënjohe për punën dhe dedikimin e mësuesve që jo rrallë janë edhe familje e dytë për nxënësit”, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Publikuar

-

Nga

Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dalë me një reagim publik një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve.

Në një mesazh drejtuar partive politike në Shqipëri, Kim u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretar i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).

Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë’ mbyllet mesazhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE