Connect with Us

Profil: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Dvorani, votoi pro dënimit të Metës për videon e Priftit

Politikë

Profil: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Dvorani, votoi pro dënimit të Metës për videon e Priftit

Publikuar

-

Profil: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Dvorani, votoi pro dënimit të Metës për videon e Priftit

Nga Adriatik Doçi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ish-kreun e KED dhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë. Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, duke e përfshirë në listën botërore të 12 heronjve të luftës kundër korrupsionit, është një mesazh i qartë për Ilir Metën, i cili prej 8 vitesh ka nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t’i bindej urdhrit të tij në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës.

Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë.

Po kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i parë shqiptar i vlerësuar për luftën kundër korrupsionit në nivel global nga DASH? Ardian Dvorani ka lindur në Korçë, më 20 shkurt 1966. Ai është diplomuar për juridik në Universiteti e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1988 ka deri në vitin 1991 ka punuar si prokuror në Shkodër. Në vitet 1991-1994 ai ka qenë këshilltar ligjor pranë INSIG, ndërsa në vitet 1994-1998 ka punuar si avokat. Në vitet 1998-1999, Dvorani kreu detyrën e këshilltarit ligjor pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2005.

Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian për çështjet e drejtësisë dhe ato të punëve të brendshme. Pas emërimit në Gjykatë të Lartë, Dvorani ka qenë kryetar i Komisionit të Përmirësimit të Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005, edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Ardian Dvorani ishte ndër të pakët gjyqtar të nivelit të lartë që kaloi me sukses procesin e Vetingut, madje pa asnjë mëdyshje dhe njollë, në të tre kriteret. Duke qenë anëtari i vetëm në Gjykatën e Lartë, Dvorani u zgjodh për dy mandate në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht në vitin 2019 dhe 2020. Mandatin e dytë, Ilir Meta arriti t’ia ndërpriste në mes, në qershor 2020, në bashkëpunim me KLGJ, që pranoi kërkesën e Metës për ta shkarkuar Dvoranin nga detyra. Aktualisht Dvorani është gjyqtar në Apelin Administrativ.

Përplasja me Ilir Metën

Përplasja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin i ka rrënjët në janar të 2012, ku Dvorani votoi pro dënimit të Ilir Metës me dy vite për korrupsion. Konflikti u rindez në fund të vitit 2019, kur Meta akuzoi Dvoranin për komplot dhe se po i merrte kompetencat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta akuzoi Dvoranin se kishte shkelur ligjin duke i dërguar një listë të ngjashme si Kuvendit dhe në të njëjtën kohë, me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista detyroi Ilir Metën të shkelte ligjin, duke emëruar në Kushtetuese të besuarën e tij, Marsida Xhaferllari, jashtë afatit 30 ditor dhe në kushtet kur në vend të saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, e renditur në krye. Meta refuzoi betimin e Vorpsit, ndërsa emëroi Xhafellarin, e cila jo vetëm nuk kishte kaluar Vetingun, por ishte renditur në vend të katërt në listë, pra në pozicion jo fitues.

LEXO EDHE:  Raporti i çiftit Meta me Ramën, Berishën e Bashën/Kryemadhi: I respektoj, por ...!

Për të përligjur këtë skandal, Meta, në koordinim me Berishën, nisën një fushatë sulmesh ndaj Dvoranit, shoqëruar me padi penale për akuza të ndryshme. Në prill të 2020, Meta kërkoi shkarkimin e Ardian Dvoranit, kërkesë e cila çuditërish u pranua në qershor me shumicë votash nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Pikëpyetjet e shkarkimit të Dvoranit 

Mbledhja e Këshillit të Lartë Drejtësisë, e datës 11 qershor 2020, ku u larguar nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është shoqëruar me debate të forta. Dovranit i kishte mbaruar mandati që në vitin 2014. Por, Kushtetuta, në nenin 136 pika 5 parashikon shprehimisht se “gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit”. Megjithatë, relatorja e kërkesës së presidentit Ilir Meta për largimin e Dvoranit, Marçela Shehu, ka pohuar se ky parashikim kushtetues “duhet të kuptohet brenda një kohëzgjatje të arsyeshme”. Po sa është kjo kohë e arsyeshme sipas Marçela Shehut?! Kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje. Shehu nuk i është përgjigjur edhe pyetjes më të rëndësishme se, cili nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë e ka zëvendësuar Dvoranin! Gjithashtu, grupi i anëtarëve që mbështetën kërkesën e Ilir Metës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve se, kur ka mbaruar mandati i Dvoranit dhe pse nuk është deklaruar përfundimi i mandatit në momentin e mbarimit, por është pritur kërkesa e Ilir Metës?! Gjatë diskutimeve nuk ka marrë as pyetja se në cilin ligj shkruhet se KLGJ ka të dejtë të shprehet se kur i mbaron mandati anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në fund të mbledhjes që ka zgjatur 4 orë, anëtarët Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj, Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Marçela Shehu kanë votuar për largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Anëtarët më pas kanë vendosur me shumicë votash që Dvorani të njoftohet për të shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Komenti nga Top Channel/ Ku do shkojë Ilir Meta?

LEXO EDHE:  Ralf Gjoni “godet” Kryemadhin/ “Uroj të dëgjojë thirrjen e Metës”

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Mosdhënia e autorizimit nga Meta/ Rama: Deri tani ka bërë gjënë e duhur…

LEXO EDHE:  A do rihapet dosja e Ilir Metës nga Byroja Kombëtare e Hetimit ?

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  Erzen Breçani akuza portalit të financuar nga Meta/ “Nuk janë keq për klikime, do përballemi në gjykatë”

LEXO EDHE:  Çfarë e bashkon Metën me Kokëdhimën?

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE