LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po shkëlqen te Partizani, Jasir Asani drejt transferimit te klubi i njohur europian

23 Shkurt 2021, 07:31, Sport CNA
Po shkëlqen te Partizani, Jasir Asani drejt transferimit te klubi i njohur

Jasir Asani u largua nga Partizani në merkaton e dimrit  në vitin e kaluar, për të kaluar në Suedi, te skuadra e AIK, të cilët e morën në huazim me të drejtë blerje. Për shkak të pandemisë dhe situatë së vështirë ekonomike, klubi suedez nuk e ushtroi të drejtën e blerjes dhe për këtë arsye, Asani u rikthye përsëri te Partizani.

Megjithatë, Asanin mund të shikojmë përsëri me fanellën e AIK-ut. Sipas asaj që raporton ?Insport?, AIK është vënë përsëri në gjurmët e lojtarit. 25-vjeçari ndiqet nga drejtuesit e AIK, të cilët kanë nisur edhe kontaktet me të, duke i shprehur dëshirën se duan ta rikthejnë përsëri në skuadër, por këtë herë duke e marrë përfundimisht dhe jo në huazim.

Asani zhvilloi 7 ndeshje me klubin suedez, ku la një shije shumë të mirë, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë gjithashtu 2 asiste. Me shumë mundësi ky është sezoni i fundit që Asani do të luajë në Superiore dhe me Partizanin.

Lajmet e fundit nga