Connect with Us

Nuk ka lirim masash/ Tomini zbulon skenarët që do i propozojë Komitetit Teknik

Shëndeti

Nuk ka lirim masash/ Tomini zbulon skenarët që do i propozojë Komitetit Teknik

Publikuar

-

Nuk ka lirim masash/ Tomini zbulon skenarët që do i propozoj Komitetit Teknik

Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka zbuluar  skenarët e mundshëm që Komiteti Teknik i Ekspertëve do t’i propozojë qeverisë pas dy ditësh.

Ajo u shpreh se ekspertët do të dalim me rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave duke mos përmendur mundësinë e lirimit të tyre, ndërsa theksoi se ka një zbritje të moshës që kërkon trajtim klinik.

“Tani kemi një zbritje të fashës së moshës që kërkon trajtim klinik. Deri në këto momente jemi stacionar në masat që jemi. Por incidenca është e qëndrueshme. Për dy ditë komiteti teknik do dalë për rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave. Komiteti i ekspertëve ka fuqinë të kërkojë një masë të tillë. KQZ dhe të gjitha pikat do të zbatojnë protokollin e sigurisë”, tha Tomini./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Publikuar

-

Nga

Mjeku Ismaili: Qeveria shqiptare s’duhet të presë për vaksinat me efikasitet mbi 90%

Qeveria shqiptare nuk duhet të presë për vaksina me efikasitet mbi 90% por duhet të synojë vaksinimin e sa më shumë personave sa më shpejtë.

Kështu u shpreh për emisionin “Me Pak Fjalë”, zv.presidenti i shoqatës mjekësore shqiptaro-amerikane, Agron Ismaili i cili është mjek në Florida të SHBA.

Ai konsideroi vaksinën si masën e vetme që mund të zgjidhë situatën e pandemisë në botë. Shqipëria ka vaksinuar aktualisht rreth 15 mijë persona me të paktën një dozë. Ata janë personel shëndetësor dhe të moshuar në shtëpi kujdesi.

“Numri i infektimeve në SHBA nisi të bjerë kur filluam vaksinimin e stafit mjekësor, të pacientëve që qendrat e të moshuarve dhe të pacientëve të moshuar”, tha Ismaili.

Ky fakt mbetet ende për t’u parë në Shqipëri ku infektimet gjatë  dy muajve të parë të vitit kanë qenë nga më të lartat.

Aktualisht Shqipëria ka marrë vetëm vaksina të kompanisë Pfizer, e cila ka efikasitet mbi 90%. Por pritet që gjatë muajve mars-prill të mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Britania nis zbatimin e karantinës nëpër hotele

LEXO EDHE:  Vaksinimi dhe imuniteti i tufës/ Çfarë duhet të dini

Shqipëria nga ana tjetër nuk ka konsideruar blerjen e vaksinave të prodhuara nga kompani ruse dhe kineze pasi këto vaksina ende nuk kanë marrë aprovim nga agjencitë rregullatore të SHBA dhe BE-së. Nga studimet e publikuara deri tani këto dy vaksina kanë efikasitet midis 60-90%.

Mjeku Ismaili sqaroi se vendimi për të marrë vaksinën ruse ose kineze i takon shtetit pasi të jetë konsultuar me autoritetet rregullatorë vendase të cilat verifikojnë sigurinë e vaksinës.

“Mendimi im është që nuk duhet pritur për vaksina me efikasitetin më të lartë, që të jep 90% përshembull, por duhet vaksinuar popullsia sa më shpejtë të jetë e mundur me vaksina që japin mbrojtje”, deklaroi ai. Mjeku shtoi se ‘vaksinimi masiv duhet të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur”./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Pranvera sjellë ulje të rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Pranvera sjellë ulje të rasteve me Covid

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se situata nga Covid -19 do të njohë përmirësim gjatë javëve të ardhshme.

I ftuar në emisionin Përballë Alimehmeti theksoi se ngrohja e motit do të sjellë ulje të rasteve.

“Shpresoj që me ngrohjen e motit, me këto situatat ku ne ulim dëndësinë e populates, i largojmë njerëzit, dalim në ajër të hapur kjo do të ketë një tendencë ulje graduale që shoqërohet dy javë mbrapa me ulje të shtretërve spitalorë dhe fatkeqësive do zoti sa më shpejt por kujdes. Aksidentet më të mëdhaja në aplinizëm ndodhin gjatë zbritjes në malit. Ky është momenti kur ne do të lirojmë gjithcka por ulje nuk do të thotë zhdukje.”  tha Ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Rakacolli flet për masat e reja: Gjithçka varet nga rastet javore

Publikuar

-

Nga

Rritja e numrit të të infektuarve/ Rakacolli flet për masat e reja: Gjithçka varet nga rastet javore

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në emisionin “Front line” duke folur për faktin se a do të ndërmerren masa të tjera për të parandaluar përhapjen e Covid, deklaroi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve dhe se fjalën e fundit e thonë epidemiologët.

“Masat merren në bazë të numrave të rasteve dhe vdekjeve. Masat merren në përputhje me shkencën epideologjike. Shumë dalin në TV dhe shprehen sikur të jenë ekspertë të epidemiologjisë, janë ekspertë epidemiologë që e bëjnë. Numër tjetër është edhe mesatarja e rasteve javore, numri i të shtruarve, edhe hetimi epidemiologjik.

Pas çdo rasti që del pozitiv, bëhet hetim epidemiologjik dhe nxjerr arsyen se përse ky individ është infektuar. Kështu, krijon idenë e shpërndarjes. Ndërthurja e faktorëve në fund jep një përfundim. Ekspertët epidemiologjik janë ata që vendosin. Janë ulur rastet ditore, kanë shkuar nën 1000 rastet mesatare javore”, u shpreh Rakacolli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE