Connect with Us

Nga Spanja/ Donaruma transferohet në Angli për t’u bërë portieri më i paguar në botë

Premier Liga

Nga Spanja/ Donaruma transferohet në Angli për t’u bërë portieri më i paguar në botë

Publikuar

-

Është gjithmonë e vështirë të rinovosh me një lojtar, sidomos kur menaxheri i tij është Mino Raiola. Agjenti italian shpesh herë ka treguar se i intereson vetëm e ardhmja financiare e lotjarit, pa marrë parasysh lidhjet e tij me tifozët apo klubin.

E njëjta gjë po ndodh edhe me portierin e Milanit, Xhixhio Donaruma, i cili nuk po rinovon me kuqezinjtë pavarësisht dëshirës së këtyre të fundit. Së fundmi në portalin spanjoll “TodoFichajes.com” thuhet se Donaruma nuk do të zgjasë kontratën, por do të transferohet tek Mançester Junajtid, ku do të përfitojë një pagë të çmendur.

“E ardhmja e tij tashmë duket e përcaktuar, Mançester Junajtid ka mbyllur marrëveshjen me Mino Raiolën. Do të shesin De Gean për të marë Donarumën dhe do ta bëjnë portierin më të paguar në botë”- shkruhet në portalin spanjoll.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Premier Liga

Nisma e veçantë e tifozëve të Liverpool, donacione për transferimin e Mbappe

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit po flitet shumë për një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga PSG. Ka qenë vetë lojtari që ka kërkuar largimin, duke u shprehur se dëshiron një aventurë të re. Real Madrid, Barcelona, Liverpool apo dhe Manchester United janë klubet që kanë shfaqur interes për të, por  një surprzië vjen nga ishulli britanik.

Tifozët e Liverpool njihen si nga më fanatikët në botë dhe gjithmonë e kanë përkrahur ekipin e tyre. Këtë herë ata kanë hapur një donacion në lidhje me yllin e francezëve. Objektivi i tyre është kuota prej 250 milion sterlina, një shifër me të vërtetë shumë e lartë.

Deri më tani ata kanë dhuruar vetëm 65 sterlina, por duhet theksuar se donacioni ka vetëm pak ditë që është hapur. Ndoshta ndihma nga tifozët mund t’i leverdisë “The Reds”, duke marrë shkas dhe nga kriza e koronavirusit që po përjetojnë të gjithë klubet.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Veprim amator, Granit Xhaka i fal golin kundërshtarit

Publikuar

-

Nga

Ditët e errëta të Granit Xhakës te Arsenali nuk po e njohin kurrë përfundimin. Mesfushori shqiptar po bën një tjetër paraqitje skandaloze, këtë herë në përballjen kundër Bërnlit e cila po vazhdon në shifrat 1-1.

Topçinjtë kaluan menjëherë në avantazh me Aubemejang, por në minutën e 39 të takimit do të rikthehej baraspesha. Në një moment teksa Bërnli po ushtronte presion dhe lojtarët e Arsenalit po qarkullonin topin, Xhaka e përplas topin te trupi i Wood dhe sfera ka përfunduar në rrjetë.

Ëood nuk mund të festojë si i çmendur për golin e shënuar, pasi është i vetmi në karrierë që e ka realizuar “pa dashje”. Këtë skenë që ngjason me futbollin amator nuk mund ta besonin edhe në studiot e “Sky Sport”, teksa duke vendosur duart në kokë shprehen se nuk e kanë parë kurrë një gafë të tillë në nivelin e “Premier League”.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Plas te Liverpooli/ Klopp e zëvendëson, Salah drejt largimit

Publikuar

-

Nga

Mohamed Salah mund ta shohë veten larg Liverpulit në fund të këtij sezoni. Zërat kanë qarkulluar prej kohësh, pasi futbollisti e di se për të interesohen emra si Barcelona, Real e Bajern, por janë shtuar pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Çelsit, kur ai u largua nga fusha e lojës në minutën e 61 të takimit nga trajneri Jurgen Klop.

Ky ishte zëvendësimi më i hershëm pa asnjë problem fizik te Liverpuli për egjiptianin dhe ai nuk e priti aspak mirë e dukej qartësisht që ishte shumë i nervozuar në pankinë ndërsa priste fundin e ndeshjes. Jurgen Klop, pas përfundimit të sfidës e cilësoi si diçka normale e pozitive nervozizmin e një futbollisti që zëvendësohej.

Por një minutë pas këtij zëvendësimi, menaxheri i egjiptianit, Rami Isa, postoi në Twitter një mesazh me vetëm një pikë. Për tifozët kjo qartësisht nënkuptonte se këtu aventura e Salah te Liverpuli kishte prekur fundin dhe se tashmë po mendohej e ardhmja e tij. Kontrata e Salah është deri në vitin 2023 dhe sigurisht që klubi duhet të mendohet që të marrë maksimumin nga një shitje e mundshme e futbollistit i cili për një periudhë kohë krahasohej edhe me emra si Mesi e Ronaldo.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Plas te Liverpooli/ Klopp e zëvendëson, Salah drejt largimit

Mohamed Salah mund ta shohë veten larg Liverpulit në fund të këtij sezoni. Zërat kanë qarkulluar prej kohësh, pasi futbollisti e di se për të...

VIDEO/ Veprim amator, Granit Xhaka i fal golin kundërshtarit

Ditët e errëta të Granit Xhakës te Arsenali nuk po e njohin kurrë përfundimin. Mesfushori shqiptar po bën një tjetër paraqitje skandaloze, këtë herë në...